Raiffeisen Superliga / Prishtina - Hysi 1-0 | ||||
|
Kryendeshja e Javes se 2-te te Raiffeisen Superliga te Kosoves u vendos nga pika e bardhe e penalltise, 15 minuta pas intervalit midis dy pjeseve. Kapiteni i prishtines Azem Ahmeti ktheu ne gol penalltine e fituar pasi mbrojtesit e Hysit e preken topin me dore brenda zones. Ne pjesen e pare prishtina pati nje epersi te lehte, por nuk mundi te realizoi pas goditjeve te Enis Zabergjes dhe Astrit Fazliut. Pjesa e dyte, filloi e shpejte per vendasit te cilen ne minuten e 59-te arriten te fitojne nje penallti te cilen e ktheu ne gol kapiteni i kryeqytetasve. Pas golit ishin miqte qe krijuan volum me te madh loje dhe kerkuan me ngulm golin e barazimit, por ishte portieri Flamur Neziri qe ne disa raste u be shpetimtari i portes. Prishtina arrin fitoren e pare kete sezon kurse Hysi peson humbjen e pare ne kampionat Thane pas ndeshjes: Ramiz Krasniqi (Trajner i Prishtines) - "Ishte nje ndeshje shume e bukur dhe e forte, ashtu sic i ka hije nje derbi. Mund te them se zhvilluam nje loje te mire dhe e merituam fitoren. Ndoshta mund te kishim shenuar edhe ndonje gol tjeter se patem raste, por edhe Hysi tregoi vlera". Fadil Ademi (Trajner i Hysit) - "Jam shume i kenaqur me lojen e zhvilluar dhe me paraqitjen e skuadres sime. Patem pozicion te topit shumicen e takimit, e vetmja gje qe me shqeteson eshte dhenia e asaj penalltie, qe per mendimin tim nuk mund te jepej". Skeda e ndeshjes Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4045 |