Prishtina / Krasniqi i kënaqur me barazim | ||||
|
Edhe pse skuadra e tij tash ka vetëm 7 pikë epërsi ndaj Hysit, trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi është shprehur i kënaqur me pikën e arkëtuar në Mitrovicë në duel me skuadrën kampione në fuqi. Ai ka falënderuar skuadrën e Trepçës për lojë korrekte, derisa sa i përket ndeshjes tha: ”Realisht në 45 minutat e parë luajtëm zbehtë, por në vazhdim e ndryshuam qasjen në lojë dhe si rezultat erdhëm deri te goli i epërsisë. Megjithatë pas presionit të vazhdueshëm nga sulmuesit mitrovicas pësuam gol dhe e mbyllëm ndeshjen duke u kthyer me 1 pikë. Mendoj se barazimi ishte epilog real i këtij derbi”. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4626 |