Raiffeisen Superliga / Prishtina sërish +9 pikë | ||||
|
Skuadra lidere e Raiffeisen Superligës, Prishtina, ka shënuar fitore sot në shtëpi në duel me Ferizajn, me rezultat 3:1, në kuadër të javës së 21-të. Me këtë fitore bardhekaltrit e kanë rikthyer epërsinë prej 9 pikëve ndaj Hysit, sepse kjo e fundit ka dështuar në Pejë, duke pësuar humbje nga Besa, 3:2. Ferizaj kaloi në epërsi në minutën e 15-të, me golin e Shkumbin Salihut, me gjuajtje me kokë, por vetëm tre minuta më vonë mbrojtësi prishtinas Benis Krasniqi shënoi nga afërsia, duke barazuar 1:1. Epërsinë e Prishtinës e siguroi Faton Zejnullahu, në minutën e 39-të, derisa fitoren dhe rezultatin përfundimtar 3:1 e vulosi Suad Saliagiq, në minutën e 65-të. Në anën tjetër, Hysi i cili udhëtoi me optimizëm të madh në Pejë, nuk arriti të kthehet me pikë, duke ngecur sërish në garën për titull kampioni. Besa u tregua më e suksesshme në sfidën me llapjanët, duke shënuar fitore 3:2. Golat për pejanët i shënuan Hysenlekaj (18’), Duraku (68’) dhe Berisha (74’), kurse për Hysin realizuan Krasniqi (49’) dhe Zabërgja (54’). Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3850 |