Hysi / Genc Hoxha jep dorëheqjen | ||||
|
Trajneri gjakovar, Genc Hoxha ka dhënë të martën dorëheqjen nga drejtimi i Hysit. Aventura e tij në këtë klub ka zgjatur pak më shumë se dy javë. “Po largohem për shkaqe personale. E kam të pamundur të udhëtoj çdo ditë në relacionin Gjakovë-Merdar. Ky udhëtim më merr diku rreth 6 orë në ditë dhe kjo është e tepërt. Sot në stërvitjet e skuadrës jam përshëndetur me futbollistët dhe i kam uruar që të kenë një stinor të suksesshëm”, deklaroi Hoxha, i cili më 27 shkurt e kishte zëvendësuar Arbnor Morinën në këtë detyrë. Ai e drejtoi Hysin vetëm në dy ndeshje, në humbjen kundër Trepçës, 1:2 dhe në fitoren e mundimshme kundër KEK-ut, 3:2. Hysi pas javës së 19-të në Raiffeisen Superligë ngec 9 pikë ndaj Prishtinës. Tash për tash nuk dihet se kush do të jetë pasardhës i Hoxhës, megjithëse zakonisht në raste të tilla “emergjente” drejtimin e këtij ekipi e kanë marrë Luan Prekazi ose Hysni Maxhuni. Megjithatë, trajnerë të papunë aktualisht ka mjaft dhe sigurisht se drejtuesit e Hysit nuk do të kenë problem për ta zgjedhur atë së shpejti. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3629 |