Kupa e Kosovës / Flamurtari-Drenica dhe KEK-u-Liria, dy ndeshjet më interesante | ||||
|
Të mërkurën zhvillohen gjashtë, kurse të enjten dy ndeshje të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll. Dy ballafaqimet më interesante të këtij rrethi pritet të zhvillohen në Kastriot dhe në Prishtinë. Në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, KEK-u do të jetë mikpritës i Lirisë, skuadër kjo e cila e fitoi kupën në vitin e kaluar, derisa Flamurtari para tifozëve të vet luan kundër Drenicës, skuadër me të cilën u ballafaqua edhe në fundjavë në kampionat dhe humbi 1:2. Të dyja këto skuadra më shumë janë të preokupuara me rrjedhën e kampionatit, pasi kërcënohen për rënie nga elita, por sigurisht se nuk do të lëshojnë aq lehtë rastin për t’u kualifikuar në çerekfinale të kupës. Ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës – ora 13:30 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3487 |