Besa / Shoshi mendon për titull | ||||
|
Shoshi mendon për titull Trajneri i Besës, Valdet Shoshi, nuk e përjashton mundësinë që skuadra e tij të përfshihet në garën për titull të kampionit, pas fitores së realizuar në Ferizaj në fundjavë (1:0). Mirëpo, Shoshi është i vetëdijshëm se përparësia e Prishtinës është shumë e madhe dhe gjithçka varet prej ecurisë së klubit bardhekaltër. Aktualisht Besa ka dhjetë pikë më pak se sa Prishtina, por kjo e fundit ka mundësi ta shtojë këtë epërsi në rast se sot tregohet e suksesshme në udhëtimin në Skenderaj kundër Drenicës. “Fitorja në Ferizaj na ka motivuar edhe më shumë, por është herët të mendohet nëse do të mund të jemi kandidat serioz për titull kampioni. Ne do të bëjmë detyrën tonë dhe në çdo ndeshje do të mundohemi të marrim rezultate pozitive. Kampionati është i gjatë dhe shumëçka mund të ndodh, mirëpo Prishtina ka epërsi të madhe në pikë, ka pasur një fazë të përgatitjeve jashtë vendit dhe ka një skuadër me organizim shumë të mirë. Të gjitha këto e bëjnë Prishtinën favorite të padiskutueshme për titull, por ne nuk do të dorëzohemi”, deklaroi Shoshi. Besa në vikend do të jetë mikpritëse e skuadrës kampione nëfuqi, Trepçës. Trajneri i Besës, Valdet Shoshi, nuk e përjashton mundësinë që skuadra e tij të përfshihet në garën për titull të kampionit, pas fitores së realizuar në Ferizaj në fundjavë (1:0). Mirëpo, Shoshi është i vetëdijshëm se përparësia e Prishtinës është shumë e madhe dhe gjithçka varet prej ecurisë së klubit bardhekaltër. Aktualisht Besa ka dhjetë pikë më pak se sa Prishtina, por kjo e fundit ka mundësi ta shtojë këtë epërsi në rast se sot tregohet e suksesshme në udhëtimin në Skenderaj kundër Drenicës. “Fitorja në Ferizaj na ka motivuar edhe më shumë, por është herët të mendohet nëse do të mund të jemi kandidat serioz për titull kampioni. Ne do të bëjmë detyrën tonë dhe në çdo ndeshje do të mundohemi të marrim rezultate pozitive. Kampionati është i gjatë dhe shumëçka mund të ndodh, mirëpo Prishtina ka epërsi të madhe në pikë, ka pasur një fazë të përgatitjeve jashtë vendit dhe ka një skuadër me organizim shumë të mirë. Të gjitha këto e bëjnë Prishtinën favorite të padiskutueshme për titull, por ne nuk do të dorëzohemi”, deklaroi Shoshi. Besa në vikend do të jetë mikpritëse e skuadrës kampione në fuqi, Trepçës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3071 |