Raiffeisen Superliga / Flamurtari-KEK-u 1-2 | ||||
|
KEK-u iu gëzua fitores si mysafir ndaj Flamurtarit Futbollistët e KEK-ut kanë shënuar fitore në përballje me Flamurtarin dhe atë si mysafirë në kryeqytet, me rezultat 2:1. Djelmoshat e Mentor Miftarit fitoren e kanë siguruar në minutën e 90-të, me golin e shënuar me kokë nga Ilir Izmaku nga brendësia e zonës. Ndërkohë dy golat e tjerë të kësaj ndeshje u realizuan në pjesën e parë, nga një në secilën anë. Fillimisht skuadra e Jusuf Tortoshit kaloi në epërsi në minutën e 32-të, me golin e sulmuesit Artan Gashi, i cili u rikthye në fushën e gjelbër pas një pushimi të gjatë (mungoi thuajse tërë stinorin vjeshtor) për shkak të lëndimit. Në anën tjetër golin e barazimit për KEK-un e shënoi Naim Kodraliu, në minutën e 37-të. KEK-u me këtë fitore ka stabilizuar vetën në pozitën e 7-të, derisa Flamurtari pas kësaj humbje ia vështirëson dukshëm vetës gjendjen, pasi në javët në vazhdim ka një orar të vështirë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3700 |