Hysni Maxhuni : Ishte një fitore e rëndësishme | ||||
|
Pedagogu Hysni Maxhuni ka startuar në mënyrën më të mirë si trajner i Trepçës. Ai ka arritur ta rikthejë pozitën e liderit që në takimin e parë. Sfida e dytë për Maxhunin do të jetë në Pejë, kundër skuadrës së Genc Hoxhës
Veton Zymberi
Ishte një fitore e rëndësishme. Të gjithë futbollistët u angazhuan maksimalisht në takim kundër Flamurtarit. Loja kolektive e skuadrës ka qenë vendimtare në marrjen e tri pikëve shumë të rëndësishme. Kështu ka thënë strategu Hysni Maxhuni, pas debutimit si trajner i skuadrës së Trepçës. “Të gjithë futbollistët u angazhuan në këtë takim. Ishte një lojë shumë e fortë, por loja kolektive e gjithë skuadrës ka qenë vendimtare në marrjen e tri pikëve në derbin e xhirosâ€, ka thënë Hysni Maxhuni, duke shtuar: “Ashtu siç kam pritur - edhe doli, të gjithë futbollistët janë cilësorë. Trepça nuk ka vetëm njëmbëdhjetë futbollistë, por njëzetekatër, dhe të gjithë janë të rëndësishëm për skuadrën, pavarësisht se a janë apo nuk janë në njëmbëdhjetëshâ€. Pavarësisht fitores ndaj Flamurtarit, tekniku Hysni Maxhuni e ka mbajtur veten, duke thënë se skuadra e tij është ndër skuadrat favoritet për ta fituar titullin e kampiones. “Kemi një skuadër me përvojë, ndër skuadrat pretendente për titullâ€, ka shtuar ai. Takimi i dytë për të përzgjedhurit e Hysni Maxhunit është kundër Besës nga Peja. Bilanci i Maxhunit kundër skuadrës pejane është pozitiv, dhe ai thotë se nga “Shahinhaxhiislami†do të dalë me rezultat pozitiv. “Besa ka dëshmuar se ka skuadër të mirë, dhe se vitet e fundit po zhvillon futboll të bukur. Do të jetë takim i vështirë, por i bukur për sy. Shpresoj se nga Peja të rikthehem me rezultat pozitivâ€, ka thënë ai. Skuadra e Trepçës është lidere me 19 pikë të tubuara, kurse Besa renditet në pozitën e pestë me gjashtë pikë më pak se Trepça. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3402 |