HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Trajnerët e elitës së futbollit të Kosovës flasin për Botërorin 2010
nga AlbaniaSoccer   E martë, 08 Qershor 2010 16:20   pdfShtypEmail

gani_sejdiu1I favorizojnë Brazilin, Anglinë, Spanjën dhe Argjentinën

Kanë mbetur tri ditë kur topi magjik do të nisë së rrokullisuri në ngjarjen më të madhe të sportit numër një në botë, futbollit.

32 kombëtare, që tashmë janë vendosur në tokën e Afrikës së Jugut, për një muaj rresht do ta kërkojnë titullin e botës. Ky eveniment, që ka nisur ta pushtojë botën, me vëmendje të madhe do të përcillet edhe nga shteti më i ri në botë, Kosova.

Disa nga trajnerët e futbollit të Kosovës, përkitazi për Botërorin 2010, kanë favorizuar katër kombëtare: Anglinë, Brazilin, Spanjën dhe Argjentinën.

Sejdiu: Spanja, si Barcelona

Trajneri i kampiones së Kosovës, Trepçës, Gani Sejdiu, lidhur me Botërorin 2010, ka theksuar se Spanja ka fuqi ta fitojë Kupën e Botës. Sipas tij, Spanja luan lojën e Barcelonës.

“Spanja është skuadër e fortë dhe mendoj se ka kapacitet ta fitojë Botërorin, për faktin se Spanja luan futboll të bukur sikur Barcelona”, ka thënë Sejdiu. Ai tha se në këtë valle mund të jenë edhe Brazili, Anglia dhe Argjentina.

“Në garën për titull të botës mendoj se do të jenë edhe Brazili, Anglia dhe Argjentina, por kësaj të fundit nuk mund t’i besoj shumë, sepse ka një trajner joserioz siç është Maradona. Nuk dyshoj në cilësitë që i ka kombëtarja argjentinase, por dyshoj në trajnerin e Argjentinës, që mendoj se nuk është trajner adekuat që ta drejtojë një skuadër sic është Argjentina”, ka thënë Sejdiu.

Tovërlani: S’ka favorit në Botërorin 2010

Ndryshe, një nga trajnerët më të suksesshëm në futbollin e Kosovës, Afrim Tovërlani, ka thënë se në “Afrikën e Jugut” s’ka favorit që mund ta fitojë Kupën e Botës.

“Nuk ka ndonjë skuadër që është favorite absolute. Unë i favorizoj Anglinë, Brazilin dhe Spanjën”, ka thënë Tovërlani. Ai ka shtuar se është tifoz i Spanjës.

“Personalisht e pëlqej Spanjën”, tha ai.

Hoxha: Brazili, Anglia dhe Spanja janë favorite për ta fituar Kupën e Botës

Genc Hoxha, një tjetër strateg i futbollit të Kosovës, ka pohuar se Brazili, Anglia dhe Spanja janë skuadra favorite për ta fituar Botërorin.

“Mendoj se Brazili, Anglia dhe Spanja janë tri skuadrat që mund ta fitojnë Kampionatin Botëror. Këto tri skuadra aktualisht janë më të mirat, prandaj njëra nga këto mund të triumfojë në ‘Afrikën e Jugut’”, ka theksuar Hoxha, i cili nuk përjashton mundësinë që në këtë ngjarje të madhe të futbollit të shkëlqej edhe ndonjë skuadër më e vogël.

“Befasitë në futboll gjithnjë janë të mundshme. Një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në Botërorin 2010”, ka thënë Hoxha. Kampionati Botëror nis të premten në “Afrikën e Jugut”.

Fatmir Bytyci


busy
komente