Osmanin se kënaq vetëm epiteti i golashënuesit | ||||
|
Epiteti i golashënuesit më të mirë për edicionin 2009/10 në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll i ka takuar sulmuesit Labinot Osmani, i cili ka shënuar 16 gola. Ai ka thënë se është i kënaqur me epitetin e golgeterit, por jo edhe me sukseset e skuadrës së Hysit. Osmani ka bërë të ditur se titulli i kampionit ka qenë synim i tij. “Kam mundur të shënoj edhe më shumë gola. Jam i kënaqur që jam shpallur golashënuesi më i mirë, por s’jam i kënaqur me rezultatet që kemi marrë në këtë kampionat. Kam shpresuar se do ta fitojmë titullin e kampiones”, ka thënë Labinot Osmani. Kontrata e sulmuesit me skuadrën e Hysit përfundon në këtë muaj, por Osmani, pavarësisht ofertave, ende nuk ka vendosur për të ardhmen. “Kontrata më përfundon në këtë muaj, por ende s’kam vendosur për të ardhmen. Ka disa skuadra nga jashtë që janë të interesuara për mua, por ende asgjë konkrete nuk ka”, ka thënë Osmani, i cili nuk ka preferuar t’i bëjë të ditur emrat e skuadrave që janë të interesuara për shërbimet e tij. Edhe në edicionin e kaluar epiteti i golashënuesit kishte shkuar në skuadrën e Hysit. Sulmuesi Enis Zabergja ishte shpallur golashënuesi më i mirë. Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2933 |