Të mërkurën Liria në “Përparim Thaçi”, pret Besën | ||||
|
Liria apo Besa në finalen e madhe? Prishtine- Trajneri i Besës së Pejës, Genc Hoxha ka thënë të martën se skuadra e tij të mërkurën në Prizren, do të udhëtojë e motivuar për të mposhtur Lirinë, në mënyrë që ta siguroj finalen e madhe të Kupës së Republikës së Kosovës në Futboll. Liria dhe Besa, do të ballafaqohen të mërkurën në “Përparim Thaçi”, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së kësaj gare prestigjioze. Ballafaqimi i parë i zhvilluar një javë më parë në tokën pejanë ka përfunduar më rezultat baras 3:3, rezultat ky që është i favorshëm për prizrenasit. Timonieri i pejanëve, Genc Hoxha thotë se të përzgjedhurit e tij janë të përgatitur maksimalisht dhe në mënyrë më të mirë që të korrin fitore ndaj Lirisë. “Rezultati i ndeshjes se parë është në favor të Lirisë. Mirëpo ne jemi të përgatitur maksimalisht në çdo pikëpamje që të mposhtim të mërkurën Lirinë”, ka thënë Hoxha. “Pavarësisht rezultatit të ndeshjes se parë, atmosfera në skuadrën tonë është mjaft e mirë dhe se, të gjithë futbollistët janë të vetëdijshëm për sfidën që na pret”, tha Hoxha. Ai ka shtuar se përballja me Lirinë është ndeshje e vitit. “Ballafaqimi me Lirinë për ne është ndeshja e vitit. Në dy takimet e fundit të kampionatit, ne kemi treguar efikasitet të mirë dhe sikurse të kishim këtë efikasitet gjatë terë kampionatit, jam i bindur se në renditjen tabelore do të ishim në pozitë shumë më të mirë. Të gjitha forcat tona tashmë i kemi orientuar pikërisht në duel më Lirinë dhe besoj se ne në Prizren, do ta sigurojmë finalen e madhe të Kupës së Kosovës”, ka theksuar Hoxha.
Emra: Kupa është prioritet i yni Optimist për fitore në takimin Liria - Besa, është shprehur edhe sulmuesi i Lirisë, Uliks Emra. Ai ka thënë se në ndeshjen e parë të zhvilluar në Pejë, skuadra e tij ka kryer vetëm një pjesë të punës, dhe se, sipas tij puna e madh duhet të kryhet në Prizren. “Jemi të vetëdijshëm se përballe kemi një skuadër të fortë siç është Besa. Ne në Pejë, kemi kryer vetëm një pjesë të punës, por puna e madh ka mbet të kryhet në Prizren. Jemi të mobilizuar mjaft mirë dhe besoj se do të arrijmë qëllimin tonë plasmanin në finalen e Kupës së Kosovës”, ka thënë Emra. Ai ka shtuar se prioritet i skuadrës së tij është trofeu i Kupës së Kosovës. “Fitorja dhe barazimi janë dy opsione që janë në favor tonin, por ne duhet të angazhohemi maksimalisht edhe në takimin e radhës në mënyrë që ta sigurojmë finalen e Kupës. Prioritet i yni është që Kupën ta bie në Prizren”, ka thënë Emra Vëllaznimi - Gjilani gjysmëfinalja e dytë Vëllaznimi - Gjilani, është gjysmëfinalja tjetër që do të luhet të mërkurën në Gjakovë. “Kuqezinjtë” e Gjakovës, kanë epërsinë prej 3:2, të arritur në takimin e parë në Gjilan, prandaj gjakovarët më një këmbë janë në finalen e kësaj gare që do të luhet më 6 qershor në Prishtinë.
.
Fatmir Bytyci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3074 |