HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Sulmuesi i Drenicës, Premton Muja, i kënaqur me rezultatet e skuadrës së tij
nga AlbaniaSoccer   E martë, 25 Maj 2010 18:57   pdfShtypEmail

Premton-Muja-Drenica-S’është pak të jesh në mesin e ekipeve më të mira

Prishtinë- Kreatori i fitores së Drenicës ndaj Lirisë, Premton Muja, ka thënë se është i kënaqur me fitoren e arritur në Prizren.

Drenica të dielën që e lamë pas me golin e sulmuesit Premton Muja e ka mundur në udhëtim Lirinë prej 1:0, duke e forcuar edhe më shumë mesin e artë të tabelës.

Muja, i cili ka shënuar 12 gola në këtë sezon, ndihet i kënaqur me rezultatet dhe paraqitjet e skuadrës së vet.

“Jam i lumtur me fitoren që arritëm në Prizren ndaj Lirisë. Kemi hyrë në formë të mirë”, ka thënë Muja, duke shtuar ndërkohë se: “Kam shënuar 12 gola. Jam i kënaqur për pozitën në të cilën ndodhet skuadra ime. Edhe në ndeshjen e radhës që luajmë ndaj Hysit do të kërkojmë fitore, në mënyrë që ta sigurojmë vendin e pestë në renditjen tabelore, që do të ishte sukses për Drenicën. Të jesh në mesin e skuadrave më të mira nuk është pak”, ka thënë sulmuesi i Drenicës, Premton Muja.

E ardhmja

Sulmuesit gjilanas Premton Mujës kontrata me skuadrën drenicase i skadon me të përfunduar sezoni. Ai thotë se ende nuk ka vendos për të ardhmen.

“Kontrata me Drenicën më përfundon në javën e ardhshme, kur edhe përmbyllet ky sezon. Fillimisht do të ulem të bisedoj me drejtuesit e Drenicës, më pas ta shohim se si do të rrjedhin gjërat”, ka thënë Muja.

Falënderon “Shqiponjat e Zeza”

Njëri nga futbollistët kryesorë në skuadrën e “kuqezinjve” të Drenicës, Premton Muja, i ka falënderuar tifozët e Drenicës për përkrahjen që i kanë dhënë në çdo ndeshje.

“Gjatë gjithë kohës ‘Shqiponjat e Zeza’ më kanë mbështetur fuqishëm. Në çdo ndeshje kam pasur përkrahjen e tyre dhe i falënderoj nga zemra”, ka theksuar Muja.

I dhimbet Gjilani

Ish-sulmuesi i Gjilanit, Premton Muja, i njohur me nofkën “Arusha”, ka thënë se i dhembet ish-skuadra e tij, Gjilani, që po bie nga elita e futbollit të Kosovës.

“Vërtet me dhimbet Gjilani që po bie nga Superliga, por kështu e ka futbolli. Shpresoj se kjo skuadër shumë shpejt do të këndellet dhe do të rikthehet në elitë, aty ku e meriton ta ketë vendin”, ka thënë sulmuesi Muja.

 

Fatmir Bytyci


busy
komente