Superliga/ Prishtina - Liria 2:1 (1:0) | ||||
|
Fazliu fatal për prizrenasit Shënues: Ibrahimi (34), Fazliu (90) për Prishtinën, Mulallari (63)Prishtinë, 19 maj - Sulmuesi i Prishtinës, Astrit Fazliu, më golin e tij në minutën e fundit të ndeshjes, ia ka siguruar pikët maksimale skuadrës së tij ndaj Lirisë 2:1, të mërkurën në stadiumin e qytetit. Rivalët e moçëm Prishtina dhe Liria, janë ballafaquar në kuadër të Javës së 31-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll. Përballja në mes këtyre dy skuadrave, ndonëse është zhvilluar pa ndonjë ngarkese psikike, për faktin se të dy skuadrat kanë humbur hapin në rrugën për të titull, megjithatë futbollistët e të dy skuadrave kanë shfaqur një lojë të pëlqyeshme. Vendësit nëpërmjet Taulant Dajkut dhe Suad Saliagiqit (20, 26), rrezikuan portën mysafire, por në të dy rastet portieri i Lirisë, intervenoi më sukses. Rafet Mulallari (27), i Lirisë, sikur të ishte më i koncentruar ka mundur të shënojë, por ai dështoi nga pozita ideale. Kampionët në fuqi në minutën e 34-të, nëpërmjet Labinot Ibrahimit kaluan në epërsi, pasi që Ibrahimi më kokë shënoi pas harkimi nga krahu. Edhe në fraksionin e dytë të lojës futbollistët zhvilluan lojë të nivelit të kënaqshëm. Mysafirët pas disa tentimeve ia dolën që në minutën e 63-të, nëpërmjet Rafet Mulallarit të barazojnë shifrat prej 1:1. Liria farë lehtë ka mundur të kaloj në epërsi, por goditja e Krushës, qëlloi shtyllën transversale. Ishte pikërisht rezervisti Astrit Fazliu (90), i cili pas një asistimit të bukur të Zejanullahut shënon golin e fitores për Prishtinën. Deklaruan pas lojës: Astrit Fazliu, sulmuesi i Prishtinës: “Falënderojë Allahun që shënova gola para publikut tim. Jam i lumtur më fitoren, ani pse kjo fitore nuk na hyn në garën për titull, por është një motiv shtese për takimet e radhës”. Behajdin Gjinali, trajner i Lirisë: “S’po mund të kuptoj skuadrën time, e cila edhe në këtë takim sikur më Trepçën, pëson gol në minutën e fundit të ndeshjes. Përqendrimi i skuadrës është shumë i dobët. Kemi mundur ta fitojmë lojën. Ishim të pafate”. Box Prishtina - Liria 2:1 Stadiumi i qytetit Shikues: rreth 300 Gjyqtarë: Domi, Miranaj, Veseli Kartonë të verdhë: Kuka, Ibrahimi, Fazliu (Prishtina), H. Kabashi, Sulollari (Liria) PRISHTINA: Feim Statovci, Viktor Kuka (Labinot Haliti), Ilir Berisha, Driton Vokshi, Ardian Kozhani, Behar Maliqi (Astrit Fazliu), Taulant Dajaku (Genc Sermaxhaj), Suad Saliagiq, Faton Zejnullahu. LIRIA: Asman Memaj, Debatik Qerkaxhiu, Halil Kabashi (Liridon Kabashi), Eron Qakalli, Korab Cenaj, Fitim Kurusha, Klodian Sulollari (Arlind Zylfallari), Rafet Mulallari, Alsid Tafili, Luigj Buqaj (Taulant Ibishi), Fatih Karahoda. Fatmir Bytyci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2992 |