HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Superliga / Gjilani - Drenica 1:2 (1:0)
nga AlbaniaSoccer   E diel, 16 Maj 2010 21:59   pdfShtypEmail
gjilani-drenicaDrenica shuan gjasat e Gjilanit

Gjilan, 16 maj - Skuadra e Gjilanit e pamotivuar ka pësuar disfatë në konak të vet. Këtë herë është mposhtur nga skuadra e Drenicës me rezultat të ngushtë 1:2, kur kanë ngelur edhe tri xhiro deri në përfundim të këtij kampionati. Edhe përkundër që të parët avancuan, gjilanasit nuk arritën ta mbajnë këtë rezultat deri në fund, duke u detyruar të pësojnë disfatën e radhës. Ishte pikërisht sulmuesi Ramushi (30), i cili shfytëzoi mjaft mirë në krosim të Zeqirit dhe më kokë çoi topin në rrjetë (1:0). Ndërsa mysafirët pas vetëm katër minuta lojë në pjesën e dytë barazojnë shifrat në 1:1. Rezervisti Limani harkon nga këndi, mbrojtësi Jashari, në rolin e sulmuesit i pa penguar nga asnjë mbrojtës gjilanas, nga afërsia me lehtësi e mposht portierin vendës Sermaxhaj. Rezervisti i Drenicës, Limani edhe një herë tregohet asistues i mirë për skuadrën e tij. Në minutën e 83'sërish harkon për mrekulli, kurse ish - lojtari i Gjilanit, Premton Muja me kokë shënon gol që i siguroi trepikëshin Drenicës 1:2.

Deklaruan pas lojës:

Muharrem Sahiti, kryetrajner i KF Gjilani: “Ishte një ndeshje pa motiv për t’u fituar edhe pse në pjesën e parë ne arritëm që të shënojmë të parët dhe ta ruajmë atë deri në fillim të pjesës së dytë. Drenica krijoi disa raste të mira dhe arriti që të shënojë dy herë”.

Xhavit Tahiri, kryetrajner i KF Drenica: “Ne bëmë kthesë në lojë në pjesën e dytë përkundër disavanazhit që e kishim gjatë pjesës së parë”.

Box

Gjilani - Drenica  1:0

Stadiumi i qytetit në Gjilan

Shikues: mbi 100

Gjyqtarë: B. Fejzullahu, A. Peshteri, F. Berisha

Kartona të verdhë: Geci (Drenica)

GJILANI: Sermaxhaj, Zeqiri, Xhika, Kastrati, Syla, Preniqi, Ramushi,

Hasani (Murseli), Uka (Osmani), Beqiri, Chijioke(Zubaku).

DRENICA: Shosholli, Jashari, Tahiraj, Geci, Brahimi, Haliti(Bejta), Bajraktari, Syla (Limani), Muja, Dobra.


Nga Albaniasoccer

busy
komente