Futboll/ Besa - Liria 3:3 | ||||
|
Golat nuk kanë munguar as në “Shahinhaxhiislami” në Pejë, ku Besa dhe Liria, në gjysmëfinalen e kësaj gare prestigjioze kanë luajtur baras duke aaritur rezultatin 3:3. Rafet Mulallari (45), solli ekipin e Lirisë, mirëpo në fraksionin e dytë të lojës pejanët morën ritmin e lojës dhe nisen sulmet e tyre drejt portës prizrenase. Kështu Granit Çekaj (54), barazoi shifrat prej 1:1, kurse pas dhjetë minutash lojë ishte Blerim Hysenlekaj që solli pejanët në epërsi prej 2:1. Ndërkaq Fati Karahoda (76), sërish barazon rezultatin prej 2:2. Besa nëpërmjet Fetim Kasapit (85), vjen sërish në avantazh prej 3:2, kurse tre minuta më vonë ishte Ermir Gjananoviq, që shënoi gol për të barazuar rezultatin në 3:3, ky ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2415 |