HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Futboll / Gjilani- Vëllaznimi 2:3 (1:3)
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 12 Maj 2010 21:03   pdfShtypEmail

vellaznimiVëllaznimi një hap drejt finales

Shënues: Hasani (21, 47) për Gjilanin, Myrtaj, Milicaj (22), Rugova (31) për Vëllaznimin

Gjilan, 12 maj - Ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në Futboll, skuadra e Gjilanit e ka pësuar në konak të vet, nga Vëllaznimi i Gjakovës me rezultat të ngushtë 3:2. Me këtë fitore “kuqezinjtë” e Gjakovës, kanë bërë një hap të madh drejt finales së Kupës, derisa Gjilani, edhe një herë i dëshpëroi edhe ata pak shikues në shkallët e stadiumit. Mysafirët të parët shënuan nëpërmjet Myrtajt (10), i cili shënon më kokë pas harkimit të Gjerajt. Ndërsa për rezultatin prej 2:0 për gjakovarët u përkujdes Milicaj. Liridon Hasani (21), pengohet në zonën e rreptësisë, ndërsa gjyqtari kryesor pa hamendje tregon pikën e bardhë, të cilën e konkretizoi më gol Hasani. Shtatë minuta më vonë, Rugova shfrytëzoi një gabim të mbrojtësit Bajraliut, i cili ishte fatal për Gjilanin dhe ngrit epërsinë e Vëllaznimit në 3:1.

Në pjesën e dytë të lojës mbrojtësi Tetrica (47), luajti me dorë, kurse gjyqtari akordon penallti për Gjilanin. Sërish nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Hasani që zbut epersinë prej 2:3, që ishte edhe rezultati final i këtij takimi.

Deklaruan pas lojës:

Sallah Sherifi, trajner i Gjilanit: “Në pjesën e parë krijuan shumë raste të sigurta shënimi, që këto raste na u kthyen bumerang. Ne pranuam gola me fajin tonë nga tre gabime të mbrojtjes sonë edhe pse futbollistët gjatë tërë ndeshjes u angazhuam mjaft”.

Luan Tabaku, trajner i Vëllaznimit: “Në pjesën e parë patën tri raste, të cilat i shfrytëzuam me gola dhe me këto gola besoj se Vëllaznimi është shumë më afër finales së madhe edhe pse kemi ende punë për të bërë për të arritur cakun e dëshirueshëm”.

Box

Gjilani - Vëllaznimi 2:3 (1:3)

Stadiumi i Qytetit në  Gjilan

Shikues: rreth 200

Gjyqtarë: M. Ferati, A.Gashi, Z. Miranaj

KV: Myrta (Vëllaznimi)

GJILANI: Dema, Bajraliu ( Zeqiri- Muja), Syla, Hyseni, Xhika, Preniqi, Muji, Osmani, Hasani, Ramushi dhe Dragusha (Murseli).

VËLLAZNIMI: Mushica, Dulazeka, Gjeraj, Tetrica, Kasapi, Gashi, Sermaxhaj (Jasiqi), Milicaj, Mustafi (Dakaj), Myrta dhe Rugova (Juniku).


busy
komente