Futboll / Flamurtari - Hysi 1:2 (0:1) | ||||
|
Zhdrella shkund “kuqezinjtë” Shënues: Gashi (50) për Flamurtarin, Zhdrella (26, 78) për Hysin Prishtinë, 25 prill - Sulmuesi i Hysit, Mentor Zhdrella me dygolëshin e tij i ka siguruar trepikëshin skuadrës së tij në ballafaqim më Flamurtarin e Prishtinës. Flamurtari dhe Hysi, janë përballur të dielën në “Xhemail Ibishi”, në kuadër të Javës së 26-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll. Hysi, që tashmë drejtohet nga strategu Arbnor Morina, në duel më “kuqezinjtë” e Prishtinës, ka shfaqur një nga ndeshjet më të mirë në sezonin pranveror. Madje pikërisht strategjia e lojës se Morinës i njohur më nofkën “Mourinho” i Kosovës, ka qenë çelësi i fitores ndaj Flamurtarit. Pas disa tentimeve të pasuksesshme nga të dy skuadrat, ishte Mentor Zhdrella (26), i cili më nga goditja e lirë në lartasin rreth 35 metra shënon eurogol dhe sjell në epërsi prej 0:1, ekipin e tij. Avantazhin e mysafirëve fare lehtë ka mundur të shtoj Yll Hoxha (28), i cili nga pozita ideale dështon. Fraksioni i dytë i lojës solli futboll edhe më të mirë. Futbollistët e Flamurtarit, më të gjitha forcat kërkoni barazimin, të cilën e arritën nëpërmjet Artan Gashit (50), i cili shënoi gol më kokë pas harkimit të F. Humollit. Edhe pas këtij goli të barazimit loja vazhdojë më ritëm të njëjtë, ku të dy skuadrat kërkon golin e dytë dhe të fitores. Ishin skuadra nga Merdara, e cila nëpërmjet Zhdrellës (78), arrin golin e fitores, të cilën Zhdrella e realizoi nga penalltia, pasi më parë Zaberxha u ndal brenda 16 metërshit nga Bajgora. Në minutat e fundit të takimit skuadra vendëse tentoi të barazoj rezultatin, por mbrojtja e hekurt e Hysit, nuk lejoj që vendësit të shënojnë golin e barazimit. Deklaruan pas lojës: Arbnor Morina, trajner i Hysit: “Futbollistët e mi treguan një karakter të fortë. Ata treguan karakter fitues. Jam shumë i lumtur që fituam këtë ndeshje”. Jusuf Tortoshi, trajner i Flamurtarit: “Golin e parë e pësuam më gabimin tonë. Kurse për golin e dytë mund të them se rregullat e futbollit po zbatohen në stadiumin tonë. Mendoj se kemi merituar një barazim”. Box Flamurtari - Hysi 1:2 Stadiumi i Flamurtarit Shkikues: rreth 300 Gjyqtar: Domi, Agërbashi, Mallaku KV: Osmani, M. Humolli, Ukzmajli (Flamurtari), Papuqi, Dragusha, Visoka (Hysi) FLAMURTARI: Burim Fejza, Shemsi Osmani, Milaim Humolli (Bexhet Govori), Alban Ukzmajli, Alban Mehmeti, Florim Humolli (Pren Marniku), Malsor Gjonbalaj, Valon Bajgora, Artan Gashi, Labinot Jetullahu, Agon Sylejmani (Qendrim Sejdiu). HYSI: Afrim Ademi, Ahmet Haliti, Qendrim Kida, Fisnik Papuqi, Rexhep Sogojeva, Drilon Dragusha, Yll Hoxha (Ardian Zaberxha), Gëzim Gashi, Mentor Zhdrella (Përparim Osmani), Labinot Osmani (Megzon Visoka), Enis Zaberxha. Fatmir Bytyci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2872 |