Futboll / Kapiteni i Besës nuk është shumë i kënaqur për formën e treguar në ndeshjet e fundit | ||||
|
“Kam lëshuar raste të mira në takimet e fundit si pasojë e vdekjes së babait dhe mungesës në stërvitje. Kam biseduar edhe me trajnerin. Besoj se shumë shpejt do të rikthehem në formën time më të mirë. Mendoj se, pavarësisht rasteve të humbura, kam qenë i nevojshëm për skuadrën, pasi lojtarët kundërshtarë ma kanë frikën dhe shpesh mbikëqyrem nga dy futbollistë kundërshtarë”, ka thënë Haxhi Zeka Prishtinë, 23 prill - Sulmuesi më i mirë në futbollin e pasluftës, Haxhi Zeka, nuk është në formën më të mirë, pasi në takimet e fundit ka lëshuar raste të qindpërqindta. Zeka të enjten ka thënë se forma jo e mirë në takimet e fundit ka ardhur si pasojë e vdekjes së babait dhe mosstërvitjes për disa ditë. “Kam lëshuar raste të mira në takimet e fundit si pasojë e vdekjes së babait dhe mungesës në stërvitje. Kam biseduar edhe me trajnerin. Besoj se shumë shpejt do të rikthehem në formën time më të mirë. Mendoj se, pavarësisht rasteve të humbura, kam qenë i nevojshëm për skuadrën, pasi lojtarët kundërshtarë ma kanë frikën dhe shpesh mbikëqyrem nga dy futbollistë kundërshtarë”, ka thënë Haxhi Zeka, që edhe në këtë kampionat po e bart barrën kryesore në skuadrën e Besës. Kapiteni pejan ka folur edhe për titull të kampiones. Ai është shprehur i bindur se skuadra e tij i ka të gjitha që kërkohet nga një skuadër për t’u shpallur kampione. “Ne ishim në formë të mirë, por vetëkënaqësia na kushtoi kundër Prishtinës. Ishim të pamotivuar kundër Drenicës, por mendoj se jemi skuadër e kompletuar, që mund të luftojmë dhe të shpallemi kampionë”, ka shtuar ai. Skuadra e Besës takimin e radhës do ta zhvillojë në Gjakovë kundër Vëllaznimit. Dhjetëshja e Besës e ka vlerësuar këtë sfidë si tejet të vështirë. “Çdo takim është i vështirë si për ne ashtu edhe për skuadrat e tjera. Do të jetë një takim interesant, pasi synojmë titullin, kurse Vëllaznimi është në luftë për mbijetesë. Shpresoj të marrim një rezultat pozitiv”, ka përfunduar ZekaVeton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2747 |