Futboll / Trajneri i ri i Trepçës, Gani Sejdiu, beson se skuadra e tij do ta fitoje titullin e kampiones | ||||
|
S’e lëshojme kreun "Diferenca e pikeve ne mes te Trepces dhe Beses eshte shume e ngushte,vetem dy pike,por ne kemi skuader qe mund ta mbajme vendin e pare deri ne fund,ani pse Besa ka skuader mjaft te mire" "Cilesite e Beses po shihen ne kete sezon,skuader kjo qe tashme eshte futur ne gare per kreun e tabeles"ka thene trajneri i Trepces Gani Sejdiu Prishtine, 6 prill - I rikthyeri në postin e trajnerit te liderit teTrepçës, Gani Sejdiu, ka thene te marten se skuadra e tij, pavaresisht startit jo te kenaqshem ne stinorin pranveror, do ta fitoje titullin e kampiones. Skuadra nga Mitrovica gjendet në kreun e tabelës me 38 pike të tubuara, dy me pak se Besa, por bazuar në potencialin qe kane mitrovicasit, jane pritur rezultate me te mira ne kete edicion te garave. Timonieri Sejdiu, i cili tre dite me pare zevendesoi Nazmi Ramen, ka thene se skuadra e tij ka kualitetet e duhura per te qendruar ne poziten e pare. Sipas tij, rezultatet e Trepçes ne takimet vijuese do te jene me te mira. “Pavarësisht se në kete sezon janë pritur rezultate me te mira nga Trepça, ajo i prin renditjes tabelore. Starti i sezonit nuk mund te jete çdohere i mire, por skuadra e Trepçes ka potencial te bollshem qe edhe me tutje ta mbaje kreun e tabeles”, ka thene Sejdiu. “Ne stervitjen e pare te rikthimit tim u pa se kjo skuader ka ekip mjaft te pergatitur dhe se, atmosfera ne skuader eshte mjaft e mire, prandaj jane te gjitha kushtet që Trepça në kete edicion ta fitoje titullin e kampiones”, ka thene Sejdiu, i cili në kete kontekst ka shtuar se: “Objektiv primar i skuadres ne kete edicion eshte titulli i kampionit”. “Diferenca e pikeve në mes të Trepçes dhe Besës eshte shume e ngushte, vetem dy pike por ne kemi skuader qe mund ta mbajme vendin e pare deri në fund, ani pse Besa ka ekip mjaft te mire. Cilesite e Beses po shihen ne kete sezon, skuader kjo që tashme eshte futur ne gare per kreun e tabeles”, ka thene Sejdiu.Ai ka shtuar se eshte e rendesishme qe skuadra e tij fazen e trete te garave do ta nise nga pozita e pare, sipas tij eshte nje perparesi e mire ne raport me skuadrat e tjera. “Vete fakti se ne fazen e trete te garave do ta nisim nga pozita e pare eshte nje perparesi mjaft e mire per ne ndaj skuadrave te tjera qe synojne titullin e kampionit. Ne jemi me afer titullit. Jam i bindur se ne fund te garave Trepça do t’i gezohet titullit te kampionit”, ka perfunduar Sejdiu. FATMIR BYTYCI Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3130 |