Futboll / Sulmuesi prishtinas ende nuk ka arritur te “shpertheje” ne FC Prishtina | ||||
|
VEC HIJE Sulmuesi Faton Zejnullahu i tranferuar ne janar nga Flamurtari ne Prishtine,nuk ka arritur ende te deshmoje veten.Edhe pse tranferimi i tij beri shume buje,ai deri me tani ka qene vetem hija e Fatonit qe jemi mesuar te shohim me fanellen "kuqezi" Prishtine, 7 prill - Sulmuesi Faton Zejnullahu nuk ka arritur ta deshmoj veten ne pese takimet e para ne fanellen e skuadres se Prishtines. Zejnullahu ne nje bisede ka thene se as vete nuk eshte i kenaqur me paraqitjet e tij ne klubin e ri, por ka premtuar se shume shpejt do te rikthehet në formen qe kishte ne skuadren e Flamurtarit. “Paraqitjet e mia me skuadren e Prishtines nuk kane qene te mira. Nuk jam aspak i kenaqur. Kjo nuk do te thote se jam dorezuar, por do te punoj edhe me shume qe sa me pare te rikthehem ne formen time te vjeter. Ju premtoj se edhe tre jave do ta shihni Fatonin e vertete”, ka thene ish-kapiteni “kuqezi”. Sulmuesi qe ne skuadren e Prishtines mbart numrin dhjete ,ende nuk i ka humbur shpresat se me ekipin “bardhekalter” do te shpallet kampion. “Gjasat per titull jane zbehur pak, por nese fitojme ne dy takimet e radhes kunder Beses dhe Trepçes, mundesite jane qe ta fitojme titullin e kampionit”, ka shtuar Zejnullahu. Sulmuesi kembeshpejte nga pese takimet e stinorit pranveror eshte paraqitur ne tre prej tyre. Dy here e ka filluar takimin si titullar, kurse nje here nga banka rezerve. Ndersa nga dy mungesat, njera ishte shkaku i lendimit, tjetra shkaku i kartoneve. Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2578 |