KF Hysi / Gjobitet dhe pezullohet Bashkim Ahmeti | ||||
|
Mbrojtësi Bashkim Ahmeti është suspenduar deri në fund të stinorit nga skuadra e Hysit, si dhe është dënuar me një shumë të konsiderueshme të hollash. Këtë lajm e ka konfirmuar Arbnor Morina, drejtor sportiv i KF Hysit. “Po, është e vërtetë se e kemi dënuar Bashkim Ahmetin me një shumë të hollash si dhe e kemi suspenduar deri në përfundim të këtij kampionati. Ahmetin e kemi informuar para ndeshjes me Vëllaznimin. Kjo ka ardhur për shkak të sjelljeve të pahijshme që bëri mbrojtësi para dhe gjatë takimit me Prishtinën”, ka thënë Morina, i cili ka bërë me dije se do të bisedohet me mbrojtësin vushtrrias pas përfundimit të kontratës.“Kontrata e tij me Klubin e Hysit është deri në qershor, pastaj do të ulemi dhe të bisedojmë për të ardhmen”, ka shtuar ai. Ahmeti: Nuk e kam merituar Ndërsa mbrojtësi Bashkim Ahmeti është shprehur i bindur se nuk e ka merituar të dënohet e as të suspendohet nga skuadra e Hysit, pasi gjithmonë sukseset e Klubit të Hysit kanë qenë në rend të parë. Ai ende nuk ka vendosur se a do ta vazhdojë kontratën me skuadrën e Luan Prekazit. Kontrata aktuale i përfundon në muajin korrik.“Nuk e kam merituar të suspendohem e as të dënohem. Që tri vjet jam pjesë e skuadrës së Hysit dhe gjithmonë jam munduar ta jap maksimumin për sukseset e kësaj skuadre. Pas rrethanave të fundit do ta shqyrtoj mundësinë se a do të vazhdoj përsëri me këtë klub”, ka thënë Ahmeti. Mbrojtësi me prejardhje nga Vushtrria ka qenë pjesë e formacionit bazë në kohën kur skuadra e Hysit triumfoi në garat e Kupës, kurse më herët ai ka luajtur edhe për Prishtinën, “Ramiz Sadikun” dhe 2 Korrikun. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3527 |