Raiffeisen Superliga/Hysi - Prishtina 0:0 | ||||
|
Hysi dhe Prishtina, në derbin e Javës së 21-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll, kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola. Skuadra nga Merdara edhe pas javës së katër të sezonit pranveror nuk gjen fitoren, ndryshe kryeqytetasit bazuar në lojën që shfaqen në këtë duel ia dolën që me meritë të shkëpusin një pikë. Ndonëse të dy skuadrat më gjithë përkrahjen nga ana e tifozëve të dy ekipeve, më lojën e treguar në terren nuk kënaqen adhuruesit e vet, për faktin se nga ky takim përveç se munguan golat, madje edhe rastet për shënim ishin shumë të rralla. Futbollistët e Hysit, rastin e vetëm dhe më të mirin për të marr pikët maksimale e kishin në fund të takimit, kur rezervisti Mentor Zhdrella, dështoi nga penalltia, pasi më parë brenda 16 metërshi ndaj Enis Zaberxhës ndërhyri Brahimi i mysafirëve.
Deklaruan pas lojës:
Luan Prekazi, trajner i Hysit: “Loja ishte mjaft e fortë edhe nga aspekti taktik. Era që fryu na pengoi në pjesën e dytë. Nuk patëm raste për gol përveç penalltisë që nuk e realizuam”. Ramiz Krasniqi, trajner i Prishtinës: “Ishte një lojë e vështirë, por ne luajtëm me disiplinë dhe duhet që shumë ekipe të na e kenë zili për lojën tonë korrekte”.
Stadiumi i Hysit në Merdare Shikues: rreth 2000 Gjyqtar: Z. Qorraj, S. Berisha, I. Veseli Kartona Verdh: Musolli (Hysi), Statovci, Maliqi (Prishtina) HYSI: Neziri, P. Osmani (A. Zabergja) Sogojeva, Kida, Papuqi, Dragusha (Haliti), Musolli, Hoxha, L. Osmani, E. Zabergja, G. Gashi(Zhdrella) PRISHTINA: Statovci, Krasniqi, Berisha, Vokshi, Ibrahimi, Maliqi, Zejnullahu, (Sahiti), Kozhani, Ahmeti, Dajaku, (Kuka), Skeraj (Sermaxhaj)
Fatmir Bytyci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2944 |