HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga / Flamurtari - Trepça 1-1
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 29 Mars 2010 04:20   pdfShtypEmail

trepca_prishtina_0_0Kryendeshja e kësaj fundjave ndërmjet Flamurtarit dhe Trepçës, ka përfunduar baras 1:1, të dielën në “Xhemail Ibishi” të Prishtinës. Flamurtari dhe Trepça, janë ballafaquar në kuadër të Javës së 20-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll.

Pavarësisht se kjo ndeshje përfundoj pa fitues, megjithatë më lojën që shfaqen të dy skuadrat arsyetuan epitetin e ndeshjes derbi duke kënaqur mbi 500 shikues sa ishin të pranishëm në këtë përballje joshëse.

“Kuqezinjtë” e Prishtinës, u treguan dominues në pjesën e parë të lojës, duke krijuar disa raste të mira shënimi si dhe ia dolën që të prekin një herë portën mysafire. Vendësit rrezikuan portën e “xehetarëve”, nëpërmjet Jetullahut (6), Dervishit (17) dhe Gjonbalajt (22). Ndërkaq gëzimi i Flamurtarit, vjen në minutën 25-të, kur pas një gabimi të portierit Pertinac, përfiton më se shumti Jetullahu, i cili më goditje precize sjell ekipin e tij në epërsi prej 1:0. Nikoqirët kanë mundur të shënojnë edhe në minutën e 33 dhe 45, por që Mehmeti dhe Gashi, nuk ishin precize në gjuajtjet e tyre.

Në fraksionin e dytë ishin mysafirët nga Mitrovica, që kërkon më ngulm golin e barazimit. Pas disa gjysmeraste ta pa konkretizuar, ishte rezervisti Florent Azizi (77), i cili barazon rezultatin pas asistimit të Sermaxhajt. Ky gol bëri që futbollistët e të dy skuadrave të kërkojnë edhe golin e dytë duke krijuara raste të mira shënimi, por pa sukses, veçmas raste të mirë kishte sulmuesi i vendësve, Artan Gashi (81), i cili qëllon shtyllën pingule. 

Deklaruan pas lojës:

Jusuf Tortoshi, trajner i Flamurtarit: “Dominuam në pjesën e parë të lojës, ku edhe shënuam një gol. Mendoj se merituam fitoren në këtë ndeshjes. Angazhimi i futbollistëve ishte në nivelin e duhur”.

Nazmi Rama, trajner i Trepçës: “Vet fakti se ky takim ishte derbi i javës, kjo ka bërë që kjo ndeshje të jetë e ngarkuar psiqikisht për të dy skuadrat. Jam i kënaqur që ia dolëm të shkëpusim një pikë, megjithëse kemi mundure ta fitojmë ndeshjen. Ky rezultat është epilog real i ndeshjes”. 

Flamurtari - Trepça 1:1
Stadiumi i Flamurtarit
Shikues: Mbi 500
Kartona te verdhe: F. Humolli, Sejdiu, Mehmeti, Bajgora / Sahiti, Ismaili, Doçi, Baliqi
FLAMURTARI: Burim Fejza, Desaert Dervishi, Miliam Humolli ( Faton Ceceliaj), Alban Ukzmalaj, Florim Humolli (Shemsi Osmani), Qendrim  Sejdiu (Pren Marniku), Malsor Gjonbalaj, Alban Mehmeti, Artan Gashi, Labinot Jetullahu, Valon Bajgora.
TREPÇA: Suad Pertinac, Visar Sermaxhaj, Fitim Llapashtica, Samir Sahiti, Arben Zhjeqi, Nuriman Ismaili (Florent Aziri), Florent Sejdiu (Afrim Mziu), Bardhyl Kaçiu, Patrik Doçi, Berat Hyseni (Elvis Osmani), Emin Baliqi.   


Fatmir Bytyçi 
  


busy
komente