Vellaznimi / Drejtuesit e Klubit denoncojne dhunen! | ||||
|
Kryesia e Klubit të Futbollit Vëllaznimi nga Gjakova, duke e analizuar rrjedhën e ndeshjes së javës së 19-të, Kosova-Vëllaznimi, të zhvilluar në Vushtrri më 21.03.2010, ka vendosur të dalë më këtë reagim: Ndeshjet tona me Kosovën e Vushtrrisë, përherë janë përshkua me korrektësi. Kështu ka qenë edhe në ndeshjen e stinorit vjeshtor kur jemi takuar në Gjakovë. Nisur nga kjo, kemi pritur se edhe në Vushtrri do të hasim në mikpritje të njëjtë. Pavarësisht nga shkëndijat e kohëpaskohshme gjatë ndeshjes, nuk mund të bëjmë ndonjë vërejtje serioze për pritjen apo sjelljen e futbollistëve vendës, që ishin në nivel. Mirëpo, ajo që ndodhi në minutën e fundit, apo më saktësisht në minutat shtesë, është për çdo kritikë dhe ne e gjykojmë ashpër. Në atë minutë, lojtari me nr.7 i Kosovës (Mensur Magjuni) pa kurrfarë arsyeje, e sulmon lojtarin tonë me nr. 11 (Liridon Podrimja), me ç’ rast e godet me shkelm dhe me grusht në fytyrë. Lojtari Podrimja, në atë moment i ngrit duart për të mbrojtur fytyrën, dhe kjo ishte e mjaftueshme që gjyqtari i ndeshjes, pa të drejtë, ta përjashton edhe atë. Se lojtari Podrimja me arsye kishte tentuar të mbrohet nga sulmuesi, u dëshmua vetëm pak sekonda pas veprimit të gabueshëm të gjyqtarit, kur, atë, pa arsye e ndëshkoi me karton të kuq. Pas që ndëshkohet me karton të kuq, lojtari me nr. 7 i Kosovës, në stil të boksierit e godet në hundë lojtarin tonë Podrimën, me ç’ rast i shkakton lëndime të rënda, duke ia thyer hundën, për ç’ arsye ai do të jetë i detyruar që t’i nënshtrohet operacionit të fytyrës (lëndimi shihet edhe në foto). Nuk e kemi të qartë se çfarë iu desh ky veprim lojtarit të Kosovës, dhe a është i vetëdijshëm që një kolegu të vet të fushës së blertë i shkaktoi aso lëndime për çfarë ai do të jetë i detyruar të mungoi shumë javë nga terreni. Për këtë arsye e gjykojmë ashpër këtë veprim të lojtarit vushtrrias, dhe kërkojmë që ngjashëm të veproi edhe klubi Kosova, ndërsa nga organet e FFK-së kërkojmë masat më rigoroze për futbollistin që në këtë rast është sjellë si boksier”, thuhet në komunikatën e nënshkruan nga Agim Koci, kryetar i KF Vëllaznimit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2563 |