HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Elvis Osmani : Trepikëshi, një hap para
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 18 Mars 2010 16:27   pdfShtypEmail

elvis_osmani__106142744Kapiteni i Trepçës, Elvis Osmani, ka thënë se është i kënaqur që skuadra e tij ka filluar stinorin me fitore.

“Xehetarët” të dielën që e lamë pas në udhëtim kanë mundur Ferizajn 3-1, duke përforcuar edhe më shumë kreun e tabelës.

“Ikona” e mitrovicasve, Elvis Osmani, ka thënë se trepikëshi në Ferizaj është një fillim i mbarë dhe se, ai beson se skuadra e tij do ta vazhdojë serinë e fitoreve edhe në takimet vijuese.

“Edhe  pse nuk kam luajtur ndaj Ferizajt, ndihem i lumtur që skuadra ime e ka nisur me fitore pjesën e dytë të garave.

Trepikëshi në Ferizaj është fillim i mbarë dhe motiv shtesë për takimet e ardhshme. Kjo fitore na përforcon në kreun e tabelës. Serinë e fitoreve duhet ta vazhdojmë edhe në ndeshjet e radhës”, ka thënë Osmani.

Sipas tij, gara për titull të kampionit do të zhvillohet në mes të Trepçës, Hysit dhe Besës. Ai thotë se gara për titull është e hapur dhe se, sipas tij, kampionati do të jetë shumë interesant për kreun e tabelës.

“Pavarësisht barazimit të Hysit, kjo skuadër edhe më tutje mbetet në luftën për titull të kampionit. Në këtë valle ka hyrë edhe Besa e Pejës. Trepça, Hysi dhe Besa do ta kërkojnë titullin e kampionit. Garat e stinorit të ri sapo kanë filluar dhe se, gjithçka mbetet e hapur”, ka thënë Osmani.

Kërkon fitore ndaj KEK-ut

Trepça në fundjavë para publikut të vet do t’i sprovojë forcat me KEK-un. Sipas sulmuesit Elvis Osmani, skuadra e tij në duel me “elektricistët” do ta kërkojë fitoren e dytë në këtë sezon.

“Objektiv ynë ndaj KEK-ut do të jetë fitorja. Ne s’guxojmë të gabojmë në terren tonin. Çdo dështim në terren tonin është një hapa prapa, prandaj takimet ndaj KEK-ut do t’i qasemi seriozisht”, ka përfunduar Osmani.

Fatmir Bytyci


busy
komente