Raiffaisen Superliga / Ferizaj-Trepça 1-3 | ||||
|
Ferizaj ka pësuar në fushën e vet nje humbje nga Trepça e Mitrovicës, e cila më lojë dhe rezultat ishte skuadër bindshëm më e mirë. Ferizaj në pjesën e parë ka dështuar tërësisht me lojë jo të mirë dhe të dezorganizuar, duke mos krijuar raste për shënim. Zona e rrëptësisë së Trepçes ishte e lirë gjatë 90 minutave, kurse reparti i mefushorëve kësaj radhe ishte vetëm një hije e zbehur sepse asgjë nuk funksiononte te Ferizaj. Mbrojtja dështoi në minutat e parë të takimit, që ka ndikuar mjaftë shumë edhe në rezultatin përfundimtar. Sulmi ishte vetëm një ëndërr e ndeshjeve të stinorit vjeshtor sepse pos një rastit që u shënua gol, raste të tjera kanë munguar. Nga ana tjetër, Trepça dëshmoi lojë të fortë dhe të shpejtë. Sidomos mesfushorët ishin pika më e ndritshme e kësaj loje dhe furnizuam me shumë topa repartin e sulmit. Trepça në shumë aspekte ka dëshmuar lojë më të mirë dhe bëri me dije se do të jetë njëra prej skuadrave që do të luftojë për titullin e kampionit. Nazmi Rama - trajner i Trepçes: “Lojtarët e mi u angazhuan maksimalisht dhe arritën fitore. “Pas humbjes për kupë tash dihet ne do të angazhohemi për kampionat dhe besoj se do t’ia dalim. Ishte ndeshje korrekte”. Arsim Abazi - trajner i Ferizaj: Uroj Trepcen per fitoren. Lojtaret e mij luajten kenaqshem dhe une jam i satisfaksionuar per angazhimin e futbollisteve ne fushe e cila ishte e renduar. Jam optimist se skuadra ne ndeshjet e ardhshme do te tregoje nje forme me te mire dhe nuk besoj se do te kemi probleme per tu rrezikuar qe te biem nga Kategoria". Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3393 |