Ertan Hasan : Prishtinën e mban gjallë emri, asgjë tjetër | ||||
|
Sulmuesi shkupjan ka thënë se po ndihet mirë në skuadrën gjakovare dhe se gjasat për ta vazhduar kontratën me këtë skuadër janë të mëdha. “Kam arritur marrëveshje me Vëllaznimin për gjashtë muaj. Këtu po kaloj mirë, dhe po fitoj më shumë se në Prishtinë. Mundësia për ta vazhduar marrëveshjen me këtë skuadër është e madhe. Nuk kam arsye të largohem nga Gjakova”, ka thënë Hasan, duke shtuar se “Skuadra e Vëllaznimit, pavarësisht formës së dobët që ka treguar në stinorin vjeshtor, ka cilësi dhe traditë për të qenë pjesë e elitës së futbollit të Kosovës edhe në kampionatin e ardhshëm. Kjo skuadër është përforcuar mjaft në afatin kalimtar. Sigurisht se mbijetesa nuk do të jetë problem i madh”. Ertan Hasan u rikthye në skuadrën e Prishtinës, por nuk arriti të lërë gjurmë përsëri në këtë skuadër. Ai u largua pasi repartit të sulmit të kësaj skuadre gjatë afatit kalimtar të dimrit iu shtuan edhe dy sulmues: Faton Zejnullahu dhe amerikani Haggai Leboo.
Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2357 |