HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Bardhyl Kaçiu ende s’është i gatshëm
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 03 Mars 2010 16:18   pdfShtypEmail

bardhyl_kaciu_prishtinaMesfushori Bardhyl Kaçiu ende nuk e di se kur do të rikthehet në fushën e gjelbër, pasi ende nuk është shëruar plotësisht nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës për tri javë. Një shenjë e mirë për skuadrën e Trepçës është se mesfushori ka filluar të vrapojë në një masë të caktuar, por aktivizimi i tij në ndeshjen e parë të stinorit vjeshtor është në pikëpyetje.

“Jam lënduar para tri javësh në Durrës. Lëndimi nuk është aq serioz, pasi vetëm kam zënë këmbën keq. Jam duke vrapuar një masë të caktuar, por ende s’po mund ta godas topin. Shpresoj që sa më parë të shërohem dhe të jam në dispozicion të trajnerit”, ka thënë Kaçiu.

Mëkat që u eliminuam

Mesfushori është ndarë tejet i zhgënjyer me eliminimin e skuadrës së Trepçës nga Kupa e Republikës së Kosovës në Futboll. Ai ka thënë se skuadra e Besës do ta rrëmbejë titullin e Kupës.

“Është mëkat se si Trepça u eliminua nga Kupa. Respekt për skuadrën e Gjilanit, por ne kemi skuadër më të mirë. Mirëpo këtë e ka futbolli dhe duhet të pajtohem. Tash mendoj se Besa do të shpallet fituese e Kupës, pasi ka ekip me traditë të madhe”, ka shtuar Kaçiu. Skuadra e Trepçës ende mund të shpresojë për një trofe, pasi ende është në garë për titull të kampiones.

Veton Zymberi


busy
komente