Tahir Lushtaku: Synojme Kupen! | ||||
|
Ideja e ish-trajnerit të Drenicës, Valdet Shoshit, rreth synimeve të skuadrës në garat e Kupës, ka mbetur në fuqi edhe pas ndryshimeve në shtabin teknik. Këtë e ka konfirmuar strategu Tahir Lushtaku, që ditë më parë e ka zëvendësuar pejanin Valdet Shoshi. “Synimet e skuadrës mbesin ato që ishin, pra t’i vazhdojmë garat e Kupës dhe në fund të triumfojmë”, ka thënë Tahir Lushtaku. Skuadra nga Skenderaj është mposhtur nga Vëllaznimi i Gjakovës në takimin e parë të çerekfinales së Kupës së Republikës së Kosovës me rezultat minimal 1:0, por shefi i shtabit teknik në skuadrën e Drenicës, Tahir Lushtaku, ka thënë se Vëllaznimi fitoi, pasi kishte fat më shumë, kurse në gjysmëfinale Lushtaku e sheh skuadrën e tij. “Mund të them lirisht se Vëllaznimi fitoi që kishte fat, pas një gabimi tonë në minutën e fundit. Ne kishim më shumë mundësi, por fati s’ishte yni. Megjithatë, rezultati nuk është i keq, pasi ndeshjen e kthimit e luajmë para shikuesve tanë. Sigurisht se do të kualifikohemi”, ka shtuar Lushtaku.
Debutimi me humbje
Tahir Lushtaku, që e ka zëvendësuar Valdet Shoshin, ka bërë me dije se nuk e kishte pritur se do të debutojë me humbje pas rikthimit në skuadrën e tij të zëmrës. “Nuk e kam pritur se do të debutoj me humbje. Ne shkuam në Gjakovë për të nxjerrë një barazim, por fati nuk ishte me ne në këtë ndeshje”, ka thënë Lushtaku, i cili ka vlerësuar lart lojën e Dukagjin Gashit dhe Mensur Limanit. Skuadra e Drenicës takimit kthyes të çerekfinales së Kupës, që do të zhvillohet në këtë fundjavë, do t’i hyjë pa sulmuesin gjilanas Premton Muja, i cili, shkaku i kartonëve, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Tahir Lushtaku. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3215 |