Sulmuesi Zeqir Hasi rikthehet në Ferronikel | ||||
|
Ish-sulmuesi i Kosovës së Vushtrrisë, Zeqir Hasi, ka vendosur të rikthehet në klubin Ferronikeli. Hasi pas “aventurës” që kishte me vushtrriasit në sezonin e kaluar, rikthehet në Drenas për ta ndihmuar ish-ekipin e tij, Ferronikelin, skuadër kjo që garon në Ligën e Parë të Kosovës. “Kam vendosur të rikthehem në Ferronikel. Kushtet që më kanë ofruar drejtuesit e klubit janë të mira, madje janë të njëjta me futbollistët e elitës së futbollit tonë”, ka thënë Hasi. Ish-sulmuesi i disa skuadrave të Superligës, Zeqir Hasi, ka thënë se rikthimi i tij lidhet me objektivat e klubit. Ai beson se Ferronikeli do ta sigurojë mbijetesën në Ligën e Parë të Kosovës. “Dua ta ndihmoj ekipin tim të zemrës, Ferronikelin, që ta sigurojë ekzistencën në Ligën e Parë. Me potencialin që kemi, jam i bindur se kjo skuadër nuk do të jetë pjesë e skuadrave që luftojnë për ta siguruar ekzistencën. Kemi skuadër të mirë dhe se, mund ta arrijmë objektivin e klubit: mbijetesën në këtë rang garash”, ka theksuar Hasi, i cili ka refuzuar ofertën e KEK-ut. “Më ka kërkuar trajneri i KEK-ut, Bylbyl Sokoli, por kam refuzuar ofertën e tij, për shkak se dua ta ndihmoj skuadrën e Ferronikelit. Oferta e KEK-ut ka qenë e mirë, por kam vendosur që karrierën ta vazhdoj në skuadrën e Ferronikelit”, ka thënë Hasi.
Fatmir Bytyçi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3384 |