Yll Hoxha: Hysi do te jete i gatshem per sfidat Pranverore! | ||||
|
Një nga përforcimet e Hysit, Yll Hoxha, ka thënë se është i kënaqur me përgatitjet që po bën skuadra e tij në Gjevgjeli të Maqedonisë. Skuadra nga Merdara ka disa ditë që është duke e zhvilluar fazën e dytë të stërvitjeve në Gjevgjeli, në mënyrë që të jetë sa më e përgatitur për pjesën e dytë të garave që do të nisin më 6 mars. Sipas Hoxhës, stërvitjet po rrjedhin mjaft mirë dhe se, ai thotë se po punohet në mënyrë profesionale. “Jam i kënaqur me punën që po bëhet në Gjevgjeli. Kushtet janë shumë të mira dhe se, gjithçka po ecën mirë. Ndeshjen e parë kontrolluese e kemi fituar bindshëm 5-0, kurse nesër është në program të zhvillohet ndeshja e dytë kontrolluese”, ka thënë Hoxha. Ish-futbollisti i Prishtinës, Yll Hoxha, ka pohuar se skuadra e tij do të jetë e gatshme për sfidat pranverore. Ai beson se Hysi, do ta arrijë objektivin e klubit: titullin e kampionit. “Hysi do të jetë i gatshëm për sfidat pranverore. Në klub është një atmosferë e mirë sportive dhe se, synim i klubit është titulli. Besoj se me punën që po bëjmë dhe fondin e lojtarëve që kemi, do t’i arrijmë qëllimet e klubit”, ka theksuar Hoxha. Hysi sezonin vjeshtor e ka përmbyllur në vendin e dytë me 30 pikë të tubuara, dy më pak se kampionia Trepça. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2658 |