Haxhi Zeka: Synojme titullin dhe Kupen! | ||||
|
Synimet e skuadrës së KF Besës kanë ndryshuar në këtë afat kalimtar. Përderisa në stinorin vjeshtor Kupa ishte synimi i vetëm, tash kjo skuadër ka rikthyer sytë edhe nga lufta për titull të kampiones. Sipas kapitenit Haxhi Zeka, i gjithë ky ndryshim ka ardhur si pasojë e rikthimit në skuadër të Fetim Kasapit dhe Agron Cacajt, dhe moslargimit të mesfushorit Blerim Hysenlekaj. “Me rikthimin e Kasapit dhe Cacajt dhe me mbetjen në skuadër të Blerim Hysen Lekajt, skuadra e Besës do të luftojë në dy frontet: për titull të kampiones dhe për Kupë”, ka thënë Zeka, i cili ka bërë të ditur edhe favoritet e mundshme për ta fituar titullin e kampiones. “Kampionati do të jetë interesant pasi skuadrat janë përforcuar me futbollistë cilësorë. Sipas meje, Trepça është favorite kryesore për ta fituar titullin. Ndërsa edhe ne, Hysi, Prishtina dhe Liria jemi në këtë garë”. Dhjetëshja e skuadrës pejane ka besim se futbollistët e rikthyer në skuadër do t’i japin më shumë siguri lojës së Besës. Ai ka shprehur mendimin se tash lufta për epitetin e golashënuesit do të jetë më e lehtë, pasi do të luajë në vijën e parë të sulmit. “Futbollistët e rikthyer janë të dëshmuar. Me ta do të sjellim një siguri më të madhe në lojën tonë. Gjithashtu edhe unë do të kam rastin të luaj në pozitën time të preferuar dhe të shënoj shumë gola. Në fund të kampionatit besoj se do të shpallem golashënuesi më i mirë”, ka shtuar ai. Skuadra e Besës kampionatin e ka mbyllur në pozitën e gjashtë, me 25 pikë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2426 |