HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ymer Xhaferri : Jaro, rruga ime per Europe
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 25 Janar 2010 15:12   pdfShtypEmail

ymer_xhaferiMesfushori kosovar Ymer Xhaferi ka se synimet e tij janë të shkëlqejë me skuadrën finlandeze dhe nëpërmjet saj të gjejë ndonjë skuadër të madhe evropiane. Kontrata e mesfushorit ofansiv me skuadrën e Jaros është njëvjeçare. Mesfushori nga Mitrovica ka shprehur mendimin se kjo periudhë do të mjaftojë për t’i shpalosur cilësitë.

“Kam mundur të nënshkruaj kontratë dyvjeçare, por nuk e bëra shkaku se synimi im është të luaj mirë dhe të gjej një skuadër të madhe evropiane, pse jo edhe finlandeze”, ka thënë Ymer Xhaferi, i cili nuk e ka pasur problem të përshtatet me futbollin finlandez, pasi edhe më herët ishte pjesë e skuadrës së Jaros.

Sipas njërit prej futbollistëve më të mirë për vitin 2009, cilësia në skuadrën e futbollit të Finlandës është më e madhe se ajo në Kosovë.

“Mendoj se dallimi është shumë i madh, sidomos nga ana fizike dhe nga ritmi i lojës”, ka shtuar ai.

Trepça kampione

Edhe pse është larguar në këtë afat kalimtar nga futbolli i Kosovës, Ymer Xhaferi është rikthyer edhe një herë, por këtë herë jo për të luajtur, por për ta prognozuar favoriten e tij për titull të kampionit. Ndërsa skuadra e tij beson se do të përfundojë në pozitat e para të renditjes tabelore.

“Trepça ka gjasat më të mëdha për t’u shpallur kampione në këtë edicion, kurse skuadra e KEK-ut, pavarësisht disa ndryshimeve, mendoj se mund të përfundoj në pozitat e para në tabelën e klasifikimit”, ka përfunduar Xhaferi.

Veton Zymberi

 


busy
komente