Zabërgja dhe Morina polemizojnë, shkak shiriti i kapitenit | ||||
|
Golashënuesi më i mirë në sezonin 2008/09, Enis Zabërgja, ka thënë se drejtori i Klubit KF Hysi, Arbënor Morina, ka ndikuar që ai ta humbasë shiritin e kapitenit të ekipit. Ai i ka thënë se do ta kushtëzojë rikthimin e tij në skuadër me pasjen e shiritit të kapitenit. “Mua në mënyrë të padrejtë ma kanë marrë shiritin e kapitenit. Në votimin që ka qenë i montuar, ka ndikuar drejtpërdrejt Arbënor Morina. Nëse nuk më rikthehet shiriti i kapitenit, as unë nuk do të rikthehem në klub”, ka thënë Enis Zabërgja, i cili që një javë është duke u stërvitur i vetëm. Ndërsa drejtori i KF Hysit, Arbënor Morina, ka thënë se ka një milion punë më të rëndësishme sesa të merret me shiritin e Enis Zabërgjes. “Unë kam një milion punë më të mençura sesa të merrem me çështjen e shiritit të Zabërgjes. Ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2015. Të gjitha kushtet financiare i janë plotësuar 100 për qind, ashtu siç ka dashur vetë. Zabërgja është mirë që ta qartësojë se a po i pengojnë Mentor Zhdrella, Arbënor Morina, apo trajnerët që nuk e kanë votuar për futbollist të vitit”, ka thënë Morina. I pyetur se a ekziston mundësia që Zabërgjes t’i rikthehet shiriti i kapitenit, Morina është përgjigjur: “Shiriti nuk do t’i rikthehet. Kurse me Zabërgjen që nga 14 janari është duke u marrë Komisioni Disiplinor i Klubit”. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2485 |