HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Bardhyl Kaçiu prane Alemania Aachen!
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 18 Janar 2010 12:31   pdfShtypEmail

bardhyl_kaciuSkuadra Alemannia Aachen është afër të triumfojë në garën për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit Bardhyl Kaçiu. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë mesfushori prishtinas Bardhyl Kaçiu.

“Jam në bisedime me shumë skuadra të Ligës së Dytë Gjermane, por Alemannia Aachen me gjasë do të jetë skuadra ime e re. Me këtë skuadër të shtunën në një takim miqësor kam zhvilluar 45 minuta. Çdo gjë ishte perfekt”, ka thënë Bardhyl Kaçiu.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll ka bërë të ditur se të enjten edhe zyrtarisht do të dihet e ardhmja e tij. Por, paraprakisht, ai duhet ta djersitë fanellën mirë kundër Leverekusenit për t’ia mbushur syrin drejtuesve të skuadrës gjermane.

“Alemannia Aachen të mërkurën do të takohet me Leverkusenin. Pas këtij takimi do të vendoset për të ardhmen time. Jam i vetëdijshëm se çfarë më pret nga kjo përballje, por jam i gatshëm ta jap maksimumin”, ka shtuar Kaçiu, i cili është i bindur se e ardhmja e tij është në Alemannia Aachen. Për shërbimet e ish-mesfushorit të Prishtinës janë të interesuara edhe skuadrat Duisburg, FSV Frankfurt dhe Energie Cottbus.

Veton Zymberi


busy
komente