HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Fadil Vokrri : Vëllezërit Xhaka, ambasadorë të futbollit tonë
nga AlbaniaSoccer   E martë, 22 Dhjetor 2009 17:31   pdfShtypEmail

xhaka_vellezerNumri një i futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka pritur dy futbollistët kosovarë që luajnë për përfaqësuesen e Zvicrës për grupmoshat U-19, përkatësisht U-17, vëllezërit Taulant dhe Granit Xhaka, madje ky i fundit gjatë muajit të kaluar u shpall kampion bote me Zvicrën në botërorin e zhvilluar në Nigeri.

Vokrri u shpreh i kënaqur dhe i nderuar për pritjen e këtyre dy yjeve kosovarë.

“Taulanti dhe Graniti janë dy yje të mëdhenj, të cilët po na prezantojnë me plot sukses në arenën ndërkombëtare. Kemi pasur rastin t’i shohim ndeshjet e Zvicrës U-17 dhe kontributin që ka dhënë Graniti për suksesin e kësaj përfaqësueseje në Kupën e Botës. Ky është një ndër sukseset më të mëdha që ka arritur ndonjë futbollist kosovar dhe ne mburremi me ta. Lirisht mund të them se Taulanti dhe Graniti në një mënyrë janë ambasadorët tanë më të mirë”, ka theksuar Vokrri.

Ai më pas ua ka dhuruar vëllezërve Xhaka nga një fanellë të përfaqësueses së Kosovës.

Vëllezërit Xhaka dëshirojnë ta veshin fanellën e përfaqësueses së Kosovës

Kurse Taulanti dhe Graniti kanë falënderuar kreun e FFK-së për mikpritje. Të dy lojtarët në fjalë janë shprehur se dëshira e tyre është që në të ardhmen ta veshin fanellën e përfaqësueses së Kosovës. Ndërkohë, babai i këtyre dy talentëve, Ragip Xhaka, ka bërë me dije se ka pasur kontakte edhe me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për aktivizimin e tyre në kombëtaren e Shqipërisë.

Xhaka ka thënë se ende nuk është çasti që të flitet për kalimin e tyre nga njëra përfaqësuese në tjetrën. “Momentalisht të dy djemtë e mi luajnë për Zvicrën, por dëshira e tyre është që në të ardhmen të luajnë për Kosovën, por nuk e përjashtoj as Shqipërinë, varësisht se si do të rrjedhin ngjarjet. Megjithatë, ne shpresojmë që sa më shpejt FFK-ja të pranohet në UEFA e FIFA, pastaj futbollistët më të mirë të gjejnë vend në përfaqësuesen e Kosovës”, ka thënë Xhaka.

Fatmir Bytyçi

 


busy
komente