FIFA / Kërkesat e FFK-së, do të shqyrtohen në dhjetor | ||||
|
Delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), i kryesuar nga sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe juristi i FFK-së, Haki Demolli, të mërkurën janë të pritur nga sekretari i përgjithshëm i FIFA-s Jerome Valce, nënkryetari i FIFA-s Geoffrey Thompson, drejtori ligjor Marco Vilinger dhe këshilltari i Blatterit dhe me drejtorin për marrëdhënie ndërkombëtare Jerome Champagne si dhe me Thierry Regent ndihmës i sekretarit të përgjithshëm. “Krerët e FFK-së i kanë dorëzuan një dokumentacion voluminoz ashtu siç kishte kërkuar FIFA në takimi i 5 nëntorit me dëshmi të bollshme mbi mëvetësinë e FFK-së qysh në ish - Jugosllavinë dhe një sërë dokumentesh tjerë që tregojnë se FFK-ja ka një traditë dhe si e tillë do të duhej të ishte pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë”, ka thënë zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha. Sipas tij “në këtë takim është biseduar edhe për të gjitha çështjet tjera që ishin temë edhe në takimin e mbajtur pak ditë më parë më FIFA-n, duke marrë premtimin e delegacionit të FIFA-s, se të gjitha këto pika dhe kërkesat e FFK-së, do t’i procedohen për shqyrtim KE të FIFA-s në mbledhjen e radhë që mbahet në fillim të dhjetorit”. “Të dyja palët janë pajtuar që të vazhdohet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informatave ndërmjet FFK-së dhe FIFA-s si dhe të mbahen edhe më shumë takime në të ardhmen deri në përmbushjen e synimeve të FFK-së”, ka theksuar zëdhënësi Berisha. Ky është takimi i dytë zyrtare që FIFA mban më FFK.
Fatmir Bytyçi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4415 |