FIFA/ Josef Blater, Kosova do te luaje ndeshje miqësore ndërkombëtare | ||||
|
Presidenti i FIFA-s Josef Blater edhe njëherë ka shprehur mbështetjen e tij për Kosovën pas takimit me federatën serbe te futbollit dhe UEFA ne Zyrih. Pala serbe shpresonte qe FIFA te anulonte vendimin e komitetit ekzekutiv te 22 majit qe i lejonte Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare me pretendimin se kjo qe do te kishte pasoja jo vetëm për futbollin e tyre por për gjithë rajonin. Pala serbe mbrohej edhe nga UEFA e cila nëpërmjet presidentit te saj Mishel Platini e quante këtë vendim si politik pasi Kosova nuk ishte anëtare e OKB. Por presidenti i FIFA, Josef Blater, kishte mbyllur këtë diskutim qe disa dite me pare kur deklaroi se shpresonte se vendimi i FIFA do te përshpejtonte fushatën e Kosovës për anëtarësim te plote ne organet qeverisëse te futbollit ndërkombëtar. Pasi ka humbur këtë beteje federata serbe e futbollit është munduar te shfajësohet ne faqen e saj zyrtare duke deklaruar se është rene dakord qe te gjitha palët te vazhdojnë diskutimet për këtë çështje dhe se Kosova nuk do te pranohet ne UEFA dhe FIFA deri ne momentin qe ka këtë status. Nder kohe i gjithë problemi sipas presidentit Blater mbetet te modalitetet e këtij vendimi ku do ti zhvilloje takimet ndërkombëtare miqësore kombëtarja kosovare ne Prishtine apo jashtë vendit. Për këtë qellim FIFA ka paralajmëruar edhe një tjetër takim te komitetit ekzukitiv te saj ne Zyrih ne 29 qershor. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6467 |