HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
FFK / Vokrri,lule dhe fanellë për Fatmire Bajramajn
nga Yll Begu   E martë, 29 Mars 2011 22:19   pdfShtypEmail

vokrri-bajramaj1Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka qëndruar sot në qytezën e Istogut, ku ka takuar futbollisten e mirënjohur nga Kosova, Fatmire Bajramaj, e cila luan për kombëtaren e Gjermanisë. Fatmirja ka ardhur në Kosovë me ekipin e televizionit gjerman "ARD" për të xhiruar një film dokumentar që i kushtohet pikërisht asaj. Në këtë takim i cili ka ndodhur në stadiumin e futbollit në Istog, ku po bëheshin xhirimet e filmit dokumentar, Vokrri pasi i ka uruar Fatmires shëndet dhe suksese në karrierën e saj të mëtutjeshme, e ka përgëzuar për zgjedhjen si ambasadore e integrimeve nga ana e Federatës gjermane të Futbollit (DFB). Më pas Vokrri e njohu 'ambasadorenkosovare' të futbollit të femrave për zhvillimet e futbollit të Kosovës e në veçanti për futbollin e femrave si dhe për nevojën e angazhimit të saj dhe të tjerëve për ta ndihmuar futbollin kosovar në të gjitha sferat, veçmas në ndërkombëtarizimin.  Ndërsa nga ana e saj Bajramaj ka falënderuar kryetarin Vokrrin që ka ndarë kohë për takim duke premtuar se do të shfrytëzojë gjithë autoritetin dhe mundësitë e saj për ta ndihmuar futbollin e  Kosovës dhe njëherësh ka shprehur kënaqësinë që edhe në Kosovë tashmë ka një ligë të femrave, e të cilës Bajramaj do t’i ndihmojë në të ardhmen.

 



busy
komente