HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Përfaqësuesja / Kosova zhgënjen me lojë e rezultat
nga Yll Begu   E diel, 27 Mars 2011 17:49   pdfShtypEmail

perfaqesuesja27marssPërfaqësuesja e Kosovës ka zhgënjyer tifozët me lojën e paraqitur në miqësoren e zhvilluar sot Stadiumin e Qytetit në Prishtinë kundër kampionit të Maqedonisë, Renovës, duke e mbyllur sfidën 0:0. Pas ndeshjes të dy trajnerët e skuadrave kanë fajësuar fushën për lojë të zbehtë dhe mungesë të golave. Nga kjo ndeshje vlen të veçohen goditjet nga Jançeveski (3’), Hyseni (38’) dhe Gaje (89’) për Renovën, si dhe nga V. Rama (9’), Toski (32’), Nushi (51’) dhe Berisha (90’) për Kosovën. “Fusha e papërshtatshme është faktori kryesor që në këtë ndeshje munguan golat. Të dyja skuadrat u angazhuan mjaft dhe patën disa raste të mira të cilat nuk i shfrytëzuan. Mendoj se Përfaqësuesja e Kosovës ka një të ardhme të mirë”, deklaroi trajneri i Renovës, Bylbyl Sokoli. Ndërkaq, trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki theksoi: “Nëse fusha do të ishte më e përshtatshme, atëherë edhe loja do të ishte më e mirë dhe më cilësore. Sidoqoftë, edhe në këto kushte mendoj se është dashur të shfrytëzohen ato raste të cilat u krijuan. Gjithsesi, rezultati nuk ka qenë parësor në këtë ndeshje. Me rëndësi për ne ka qenë që në fund të këtij grumbullimi të luajmë një miqësore”.


Përfaqësuesja e Kosovës – Renova 0:0
Stadiumi i Qytetit në Prishtinë.
Shikues: 3.000.
Gjyqtarë: P. Hasani, S. Berisha, A. Peshteri.
Kartonë të verdhë: Emerllahu (Renova)
Përfaqësuesja e Kosovës: E. Berisha, Sh. Skeraj, F. Papuçi, L. Kukaj, A. Pepa, A. Rashkaj, A. Gashi, E. Alushi, F. Toski, V. Rama. A. Rama. U aktivizuan edhe: V. Bytyçi, K. Nushi, Sh. Bektashi, K. Lushtaku, K. Balaj, I. Berisha, I. Nallbani.
Renova: K. Mushica, F. Statovci, F. Nuhiu, F. Gashi, S. Ristov, D. Ignjatovski, V. Emini, M. Bajrami, G. Hyseni, Y. Xhaferi, B. Jançevski. U aktivizuan edhe: Stepanovski, Emerllahu, Ismajli, Ademi, Gafuri, Gaje.


busy
komente