HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 29 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Përfaqësuesja / Bunjaki: Për miqësoren me Bursasporin do të ftoj më të mirët
nga Yll Begu   E enjte, 17 Mars 2011 13:12   pdfShtypEmail

albert_bunjaku_kosovaPërzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, është shprehur shumë i lumtur që i është dhënë mundësia që të zhvillojë një ndeshje miqësore në datat e lira të UEFA-s me skuadrën kampione të Turqisë, Bursaspor, më 27 mars. “Kjo do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, nëpërmjet të cilët nëse organizohemi mirë do të dëshmojmë te UEFA e FIFA se jemi të gatshëm për të qenë pjesë e këtyre dy institucioneve. Bursaspori është një skuadër tejet cilësore, prandaj do të bëj çmos që për këtë miqësore të grumbulloj lojtarët më të mirë që luajnë jashtë Kosovës”, tha Bunjaki. Tashmë ai ka kontaktuar me shumë futbollistë dhe që të gjithë e kanë mirëpritur ftesën për këtë miqësore, mirëpo sipas tij tash i mbetet klubeve që të japin dritën e gjelbër. “Meqenëse 27  marsi është një datë e lirë e UEFA-s shpresoj të hasim në mirëkuptimin e klubeve dhe ato t’i lënë të lirë lojtarët për të luajtur në këtë miqësore. Për këtë ndeshje do të ftoj më të mirët. Do të ketë futbollistë që nuk kanë qenë më herët pjesë e përfaqësueses dhe të tillë që kanë luajtur për kombëtar tjera, derisa nga Superliga e Kosovës tash për tash nuk kam ndonjë preferencë”, shtoi Bunjaki. Ai ka bërë të ditur se grumbullimi i përfaqësueses do të bëhet me 24 mars.


busy
komente