Albert Bunjaku prezantojë shtabin teknik | ||||
|
Në Shtëpinë e Sportit është mbajtur nje konferencë me gazetarë e përzgjedhësit të Përfaqësueses “A†të Kosovës, z. Albert Bunjaku, i cili zyrtarisht ka prezantuar shtabin teknik të Përfaqësueses. Z. Bunjaku duke i përshëndetur mediet e pranishme, ka thënë: “Nuk e kam pasur të vështirë të bëjë përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të mi, ngase unë i njoh mirë që kanë qenë futbollistë të mirë, trajnerë të mirë dhe liderë të dëshmuar. Unë kur jam emëruar kam thënë se procesi i konsolidimit të përfaqësueses nuk do të jetë i ngutshëm, por gjithsesi do të bazohet në profesionalizëm. Kështu unë kam kënaqësinë që sot të prezantoj, zotërinjtë: Genc Hoxha, Muharrem Sahiti si dhe për punë me portierë Bahri Berishën dhe Shukri Paçaradën, ky i fundit siç e dini është aktiv në Bajer Leverkusen, e cili në koordinim me Bahriun do të përcjellin punën e portierëve brenda dhe jashtë vendit. Unë shpresoj se me këtë do të krijojmë një përfaqësuese të fuqishme, duke i njohur edhe aftësitë e bashkëpunëtorëve të mi. Përzgjedhësi Bunjaku ka bërë të ditur, se do të ketë dy grumbullime të Përfaqësueses, më 9, 10 e 11 tetor dhe më 13, 14 e 15 nëntor. Bunjaku tha se këto janë data që përputhen me datat e UEFA-s dhe FIFA-s që janë të caktuara për përgatitjet e Përfaqësueseve të të gjitha shteteve. Po ashtu do të kemi edhe një grumbullim të grup-moshave 15 vjeç, që janë një moshë shumë me rëndësi. Ndërsa nga ana e tyre bashkëpunëtorët e z. Bunjaku janë shprehur: Genc Hoxha: “Unë falënderoj z. Bunjaku që më ka dhënë besimin që të jem pjesë e Shtabit teknik të Përfaqësueses së Kosovës dhe unë besoj se bashkërisht do të punojmë në krijimin e një përfaqësuese cilësore në të gjitha aspektetâ€. Muharrem Sahiti: â€Jam i nderuar që kam marrë ftesën nga përzgjedhësi Bunjaku dhe kjo jo që është një privilegj, por më shumë është një obligim dhe mendoj se bashkërisht do të krijojmë një përfaqësuese të fuqishme. Projekti i z. Bunjaku është i madh dhe mbi baza profesionale. Mendoj se FFK-ja ka bërë punë të mirë kur e ka emëruar z. Bunjaku ta drejtojë përfaqësuesen dhe do të bëjmë çmos që këtë projekt ta çojmë përparaâ€. Bahri Berisha: “Vërtet me vjen mirë që me ka dhënë besimin z. Bunjaku dhe unë bashkë me kolegët do të japim maksimumin për ndërtimin e një Përfaqësuese të qëndrueshme dhe profesionisteâ€. Në emër të FFK-së, shtabit teknik i ka uruar punë të mbarë e të suksesshme sekretari i përgjithshëm z. Eroll Salihu, i cila ka premtuar ndihmë dhe mbështetje të plotë nga ana e KE të FFK-së për Përfaqësuesen e Kosovës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4667 |