HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Artan Gashi, dëshiron të mbetet në “radarin” e Albert Bunjakut!
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 31 Mars 2010 11:46   pdfShtypEmail

albert_bunjakuLëvdatat e përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Albert Bunjakut, e kanë kënaqur tej mase sulmuesin e Flamurtarit, Artan Gashin, i cili ka thënë se këto lëvdata e shtyjnë të punojë edhe më shumë.

“Pas përfundimit të takimit kam biseduar me përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës në Futboll. Ai më ka dhënë lëvdata dhe më ka thënë se shumë shpejt mund të jam pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, kurse më ka sugjeruar të rikthehem më shumë dhe ta përmirësoj lojën defansive. Prononcimi i Bunjakut në medie më jep vullnet të punoj edhe më shumë”, ka thënë Artan Gashi.

Sulmuesi 26-vjeçar, i cili ka shënuar shtatë gola deri me tash dhe është golashënuesi më i mirë i Flamurtarit, ka shprehur mendimin se edhe më herët e ka merituar të jetë pjesë e përfaqësueses.

“Edhe më herët e kam merituar të jam pjesë e përfaqësueses, por përzgjedhësi nuk ka qenë i informuar për paraqitjet e mia. Unë kam pasur paraqitje të mira vazhdimisht në këtë kampionat, e jo vetëm kundër skuadrës së Trepçës”, ka shtuar ai.

Që nga koha e largimit të sulmuesit Faton Zejnullahu nga skuadra e Flamurtarit, Artan Gashi së bashku me Malsor Gjonbalajn janë duke e bartur barrën kryesore të sulmit në skuadrën e Jusuf Tortoshit. Sulmi i kuqezinjve nga kryeqyteti është i katërti në Raiffesien Superligë me 27 gola të shënuara.

Veton Zymberi


busy
komente