Ne Fokus / Një prishtinas e dërgon Fernandezin në Izrael! | ||||
|
Ish-trajneri i Paris Saint Germain, Luis Fernandez, e ka marrë detyrën e trajnerit të Kombëtares së Izraelit në futboll. Deri këtu mirë, është lajm ndërkombëtar, por ajo që mund t’i interesojë futbolldashësit shqiptarë është fakti se në këtë operacion të transferimit është i përfshirë një prishtinas. Erkan Sylejmani, ish-futbollisti i Flamurtarit dhe disa skuadrave tjera nga Kosova e Shqipëria, për të cilin kemi shkruar kohë më parë se i ka hyrë aventurës së menaxherit të futbollit, është njëri ndër njerëzit kryesorë të ndërlidhur në shkuarjen e Fernandezit drejt Lindjes së Afërt. Sylejmani, i cili dy vjetët e fundit është duke jetuar me familjen në Francë, kohë më parë e kishte transferuar edhe mbrojtësin shkodran Elvin Beqiri drejt “chelseat” të Kaspikut, Khazar Lankoran, si dhe futbollistin e Bregut të Fildishtë, Abdulkadir Keita, nga Lyoni drejt Galatasarayit. “Jam shumë i kënaqur, gjithçka ka rrjedhë spontanisht, menaxheri nikoqir në Izrael na kërkoi një trajner të njohur, kurse unë kontaktova me menaxherin e Fernandezit dhe shumë shpejt u morëm vesh. Jam në Tel Aviv dhe marrëveshja vetëm para pak minutave është hedhur në letër”, tha Sylejmani nga Izraeli, nëpërmjet lidhjes telefonike. Sipas mediave vendore, Fernandez do të fitojë 400 mi euro rrogë në muaj. Fernandez të hënën është prezantuar zyrtarisht, kurse kontrata e tij është dyvjeçare. Izraeli bën pjesë në grupin F të kualifikimeve për “Euro 2012”, së bashku me Kroacinë, Greqinë dhe Letoninë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4640 |