Duraku dhe Xhaferri te pakenaqur nga trajneri! | ||||
|
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Albert Bunjaku, ka marrë kritika të reja nga futbollistët. Përderisa të premten sulmuesi Uliks Emra ka hedhur akuza në drejtim të tij, të njëjtën gjë të dielën e kanë bërë edhe mesfushorët Mensur Duraku dhe Ymer Xhaferi. Mesfushori i Besës nga Peja, Mensur Duraku, ka thënë se, përveç tij, në përfaqësuese e meritojnë të jenë edhe bashkëlojtarët e tij, Fetim Kasapi dhe Krenar Vokshi. Ai ndihet i zhgënjyer pasi nuk ka marrë ftesë nga numri një i përfaqësueses. “Nuk kam marr asnjë ftesë. Vërtet jam i befasuar. Mendoj se e kam merituar të jam në përfaqësuese, pasi në takimin e fundit kundër Kalmarit vetëm unë dhe Papuqi kemi luajtur nga tetëdhjetë minuta. Përveç meje, në përfaqësuese kanë merituar të jenë edhe Fetim Kasapi dhe Krenar Vokshi”, ka thënë Duraku. Xhaferi: Gjithmonë jam i gatshëm për përfaqësuese Ndërsa edhe Ymer Xhaferi, që ishte në mesin e dhjetë futbollistëve më të mirë për vitin 2009, ka shprehur pakënaqësinë e tij për mosmarrjen e një ftese nga Bunjaku. Ai ka thënë se çdoherë është i gatshëm ta japë kontributin e tij për përfaqësuesen e Kosovës në Futboll. “Normal se e kam merituar të jam i ftuar për ndeshjen e 17 shkurtit. Megjithatë, e respektoj vendimin e përzgjedhësit. Unë jam i gatshëm të përgjigjem pozitivisht sa herë që është në pyetje përfaqësuesja jonë”, ka thënë Xhaferi, i cili në afatin kalimtar të dimrit iu bashkua skuadrës së Jaros. Me përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, janë ndarë të pakënaqur edhe drejtuesit e KF Trepça dhe sulmuesi i FC Prishtinës, Astrit Fazliu. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3554 |