Hidhet shorti Kupën e Kosovës |
nga AlbaniaSoccer E premte, 13 Nentor 2009 16:18 |  |  |  | |
Të premten në ambjentet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), është hedhur shorti për garat e rrethit të ardhshëm të Kupës së Republikës së Kosovës. Fati deshi që në këtë rreth të garave do të ballafaqohen rivalët e vjetër: Liria dhe Prishtina. Në këtë rreth të garave ndeshje të bukura parashikohen të zhvillohen edhe në takimet: Besa - Ferizaj, Gjilani - Flamurtari dhe Vëllaznimi - KEK-u. Kurse fitues i edicionit të kaluar të kësaj gare prestigjioze, Hysi do të udhëtojë në Vushtrri, ku do të takohet më Kosovën.
Ndeshjet : Trepça - Llapi Drenica - Rahoveci Kosova (V) - Hysi Liria - Prishtina Besa - Ferizaj Fushë Kosova - Ballkani Gjilani - Flamurtari Vëllaznimi - KEK-u
Fatmir Bytyçi
 |