Skuadra lidere në Raiffeisen Superligë, Prishtina, ka kaluar me lehtësi sfidën e sotme çerekfinale të Kupës së Kosovës kundër Ulpianës në Lipjan, duke shënuar fitore, me rezultat 4:0. Pa problem në gjysmëfinale ka kaluar edhe Besa, e cila në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë ka mposhtur skuadrën e fundit në renditjen e Raiffeisen Superligës, Ferizajn, 3:1, derisa Gjilani vetëm pas vazhdimeve ka gjunjëzuar skuadrën e 2 Korrikut, me rezultat 1:0.
Rezultatet Ulpiana-Prishtina 0:4 Besa-Ferizaj 3:1 2 Korriku-Gjilani 0:1, pas vazhdimeve
E enjte Liria-Flamurtari (në orën 15:00)
 |