HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Sot vendoset për incidentin
nga AlbaniaSoccer   E martë, 08 Qershor 2010 11:53   pdfShtypEmail
ffkKomisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), sot (e martë) do ta mbajë mbledhjen për incidentin që ndodhi në finalen e Kupës së Republikës së Kosovës në Futboll në mes të Vëllaznimit dhe Lirisë. Këtë lajm e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihi.

“Të martën do të mbahet mbledhja nga Komisioni i Garave dhe aty me siguri se do të iniciohet ndonjë procedurë”, ka thënë Salihi.

Të dielën në stadiumin e qytetit në Prishtinë, para syve të presidentit Fatmir Sejdiu dhe ministrit të Sportit Lutfi Haziri, nga tifozët e skuadrës së Vëllaznimit, “Kuqezinjtë e Jakovës”, që ishin vendosur në tribunën lindore, kanë djegur shumë flamuj “bardhekaltër” dhe thyer shumë kërrige.

FFK-ja dhe FC Prishtina të martën inspektojnë demolimet

Nënkryetari i FC Prishtinës, Afrim Muqiqi, i kontaktuar nga gazeta, ka thënë se të martën do të ketë takim me sekretarin e FFK-së, Eroll Salihun. Ai ka bërë me dije se një komision i menaxhmentit në FC Prishtina dhe një komision i FFK-së do ta inspektojnë dëmin e bërë gjatë takimit të finales së Kupës në mes të Vëllaznimit dhe Lirisë.

“Sot (e martë) do të kemi një takim me sekretarin e FFK-së, Eroll Salihin. Një komision i FFK-së dhe një nga menaxhmenti i FC Prishtinës do t’i inspektojnë demolimet që janë bërë në stadium gjatë takimit të finales së Kupës. Pastaj do të mbajmë një konferencë për medi adhe do ta japim të saktë shifrën e dëmeve që janë bërë”, ka thënë Afrim Muqiqi.

Haziri: Do të ketë hetime

Ndërkohë, ministri i Sportit, Lutfi Haziri, pas përfundimit të takimit kishte paralajmëruar se do të ketë hetime rreth incidentit të ndodhur.

“Vëllaznimi ka pasur një javë të mirë, pasi ia doli ta sigurojë mbijetesën në elitë dhe luajti në finale të Kupës. Hetime do të ketë për incidentin. Policia do ta hetojë rastin me një ekip të veçantë”, ka thënë Haziri.

VETON ZYMBERI


busy
komente