HOT NEWS
E mërkurë, 22 Korrik 2026
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
KEK-u / Mehmet Dragusha dhe Arsim Plepolli “aterrojnë” në Kastriot !
nga AlbaniaSoccer   E martë, 06 Prill 2010 00:33   pdfShtypEmail

arsim_plepolliSkuadra e KEK-ut ka arritur marrëveshje me Mehmet Dragushën dhe Arsim Plepollin ka njoftuar Istref Klinaku, kryetari i KF KEK-ut.  

“Kemi arritur marrëveshje me Mehmet Dragushën dhe Arsim Plepollin deri në fund të këtij kampionati. Plepolli është këtu, kurse Dragusha do të vijë të martën, pasi ka për t’i kryer edhe disa obligime familjare”, ka thënë Istref Klinaku.

Mesfushori arsim Plepolli në stinorin vjeshtor ishte pjesë e skuadrës së Drenicës, kurse gjatë afatit kalimtar u transferua te skuadra iraniane Aluminium Hormozgan, ndërsa ish-mesfushori i kombëtares shqiptare ka qenë së fundi pjesë e skuadrës së TuS Dietkirchen, që bën gara në kategorinë e shtatë të Gjermanisë. Skuadra e KEK-ut aktualisht renditet në pozitën e pestë me 34 pikë të tubuara.

Veton Zymberi


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit