HOT NEWS
E shtunë, 29 Gusht 2026
    Në fokus/ Prokuroria u sinjalizua nga sponsori Shkumbinit për hetimin e Bizhdilit
    nga AlbaniaSoccer   E premte, 26 Prill 2013 03:41   pdfShtypEmail
    nexhat_bizhdili1Prokuroria ka nisur një hetim të gjërë për disa ndeshje të skuadrës së Besës dhe prej pak ditësh në Kavajë kanë zbuluar se kush qëndron pas kësaj historie. Deputeti Dash Sula si një nga sponsorët e Shkumbinit i ka kërkuar organit të akuzës të dënoj skuadrën e Besës dhe hetimi ka nisur nga presidenti Bizhdili. Në Kavajë tani janë të bindur se skuadra do të rrëzohet nga kategoria pasi për këtë ka kohë që po bëhet luftë. Nëse ndodh kështu, Shkumbini do ti shpëtoj rënies për të qëndruar sërish në Superiore. Kryetari Bashkisë së Kavajës Rroshi është tërhequr nga beteja ligjore që Bizhdili tani ka me drejtësinë dhe i vetëm duhet të përballojë luftën deri në fund. Besa akuzohet se ka trukuar disa ndeshje të Superiores këtë vit dhe presidenti Bizhdili është përfshirë në një rrjet që merret me trukimet e ndeshjeve. Hetimi ka nisur dhe presidenti Besës së bashku me disa lojtarë dhe gjyqtarë të Superiores janë thërritur në gjykatë për të dëshmuar.

    busy
    komente
     

    Lajmet e Fundit

      Lajmet me te lexuara

        Komentet e fundit